Sot shënohet rekordi i votave të mbërritura nga diaspora, rreth 25 mijë. Numri total i votave aktualisht në KQZ është 96,304. Vijon të mos ketë përmirësim numri i zgjedhësve që akoma nuk e kanë marrë pakon nga posta, i cili është 29,358.
Rritje e ndjeshme po shënohet nga Greqia, e cila kapi 10,187 vota, duke u ngritur kështu në vend të tretë, pas votave të ardhura nga Italia dhe Gjermania. Këto janë vetëm 1/6 e zarfeve që priten nga shteti helen.
Për qarkun Tiranë kanë mbërritur mbi 22 mijë vota, rreth 14 mijë për Durrësin dhe 10 mijë për Fierin.