• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rekord donacionesh për kthyer në atdhe trupin e Leonard Farrukut

by Java News
03/01/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në më pak se 24 orë, falë bujarisë së shtetasve anglez, komunitetit shqiptarë në Angli dhe shqiptarëve në të gjithë botën, është mbledhur një shumë rekord, për sjelljen në atdhe të trupit të Leonard Farrukut.

I riu shqiptar, 27 vjeç, i dha fund jetës në anijen hotel në Dorset, më 12 dhjetor.

Në pamundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri familja hapi një “Gofund” gjashtë ditë më parë.

Një artikull i agjencisë së lajmeve angleze PA, për hapjen e Gofund, u bë viral në mediat angleze, përfshi gjigandin mediat BBC, Sky News, ITV dhe media të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë më shumë 910 persona të cilët kontribuuan përmes Gofund duke mbledhur dyfishin e shumës së kërkuar për sjelljen e trupit të Leonard Farrukut në Shqipëri.

Shuma e mbledhur ka arritur në mbi 18 mijë paund.

Jola Dushku e motra Leonardit përmes një falenderimi thotë: “Nuk mund t’i falënderoj sa duhet të gjithë njerëzit nga MB, komuniteti shqiptar në MB dhe të gjithë shqiptarët në botë për bujarinë e tyre që na ndihmuan të sigurojmë paratë e nevojshme duke përdorur GofundMe, për të sjellë në shtëpi trupin e vëllait tim Leonard Farruku dhe për funeralin e tij. Mirësia dhe bujaria juaj do të jenë në zemrën time për pjesën tjetër të jetës dhe do t’i sjellin familjes sonë të njëjtin lloj ngushëllimi, tani duke qenë në gjendje të riatdhesojmë trupin e tij. Është një demonstrim i fortë i humanizmit të njerëzve në Britaninë e Madhe në krahasim me Home Office që nuk dëshiron të ndihmojë që trupi i vëllait tim të riatdhesohet në Shqipëri. E gjithë kjo u arrit në një ditë falë të gjithë juve dhe falë agjencisë PA news që mbështeti fushatën tonë, mediave në Mbretërinë e Bashkuar dhe mediave shqiptare, në koordinim me avokatin tonë të familjes z. Mark Scott, dhe ndihmën e organizatës Inquest në Londra. Faleminderit nga zemra. Jola.”

Disa prej donatorëve anglez kanë shprehur revoltën e tyre për mos angazhimin e qeverisë së tyre në sjelljen e trupit të Leonardit, i cili i dha fund jetës në një akomodim si anija hotel ku Home Office e dërgoi.

“Më vjen shumë keq që vëllai yt vdiq në rrethana kaq të tmerrshme dhe shpresoj se kthimi i tij në shtëpi do t’ju sjellë pak paqe.”

Një tjetër i shkroi familjes së Farrukut duke thënë: “Më vjen shumë keq për humbjen tuaj. Shpresoj që donacionet tona t’ju tregojnë se qeveria jonë mund të jetë e pashpirt, por britanikët zakonisht janë mirë.”

Një tjetër postoi: “Kjo është një situatë e trishtuar përtej fjalëve dhe është humanizëm themelor që Mbretëria e Bashkuar të lehtësojë udhëtimin e tij në shtëpi në mënyrë që familja e tij të mund të pikëllohet siç duhet dhe të thotë lamtumirë. RIP.”

/f.s

Next Post
Minxhozi: Arresti tregoi se Berisha e ‘Rithemelimi’ nuk janë më faktor relevant në opinionin publik

Minxhozi: Arresti tregoi se Berisha e 'Rithemelimi' nuk janë më faktor relevant në opinionin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com