Pas takimit të zhvilluar mes tyre, Kryeministri Edi Rama dhe shefja e Politikës së Jashtme në BE Federica Mogherini dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shefi i qeverisë falenderoi Mogherinin dhe krerët e institucioneve evropiane për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë.
Rama-Bashës: Jo baltë, të bashkohemi me një fanellë kuqezi
Në fjalën e mbajtur, kryeministri Edi Rama i bëri një ftesë publike liderit të PD Lulzim Basha për të qenë të bashkuar në raport me marrëdhëniet me BE, dhe të mos ushqejnë axhenda të deputetëve të huaj që kërkojnë të përfitojnë për politikat e ditës në vendet e tyre duke përdorur sherret e politikës shqiptare.
“S’është sekret, dihet botërisht që në disa vende anëtarë ka individë, forca që as nuk e duan zgjerimin as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit. Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe cudira në muajt që vijnë se loja politike s’është ndonjë shkencë për tu kuptuar, ashtu sikurse Shqipëria do trajtohet si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi dhe vendosmërinë e argumentave rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë. Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, por si shqiptar, si qytetar edhe si koleg, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do që ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh me gënjeshtra, me gjysmë të vërteta që janë edhe më të dëmshme se gënjeshtra, e të mos ekportojnë baltën e luftës tone të brendshme poltike, ta lënë inatin mënjanë kur flasin në gjuhë të huaj.
E ftoj Lulzim Bashën dhe opozitën të bëhemi bashke një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim për Shqiperinë jashtë Shqipërisë e të kërkojmë respekt e vlerësim. Shqipëria i ka boll në Evropë ata qe duan të nxjerrin bishta për cdo arritje dhe se kanë problem të vënë shkopinj ndër rrota”.”, deklaroi Rama.
“Falenderimi për zonjën e diplomacisë së Evropës së Bashkuar është posaçërisht i veçantë dhe i ndjerë sepse arritja e rezultatit të rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim, është e lidhur drejtëpërdrejtë me punën e palodhur të Federica Mogherinit për të forcuar urën lidhëse të ballkanit me BE. Rajoni ynë dhe Shqipëria kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara, por, ne të gjithë kemi nevojë të posaçme për miq të mirë dhe të vërtetë në Evropë, për njerëz e faktorë të hapur ndaj nesh të cilët njohin historinë tonë, të kuptjnë vështirësitë dhe rëndësinë tonë për projektin e papërfunduar të Evropës së bashkuar, të vlerësojnë përpjekjet tona në rrugën aspak të lehtë. Forca skeptike në BE që nuk ngurojnë edhe të na përdorin kur ua lyp interesi, si mish për top për interesa të brendshme. Jemi këtu sot pasi ia kemi dalë të hedhim një hap historik drejt realizimit të një ëndrre kombëtare. Falënderoj edhe presidentin Juncker me të cilin kam pasur një telefonatë shumë miqësore dhe inkurajuese dhe komisionerin Hahn që është investuar me mendje dhe zemër për të cuar para projektin e integrimit në BE. Ne morëm atë që meritonim, as më shumë as më pak“, deklaroi Rama.
Mogherini në shqip: Merituat rekomandimin! Bashkëpunoni për integrimin!
Ndërkohë Federica Mogherini theksoi në fjalën e saj se Shqipëria e ka merituar rekomandimin pozitiv, pasi siç tha ajo asgjë nuk falet por duhet të meritohet. Mogherini foli në shqip, duke thënë “urime”.
“Urime! Jam krenare që i sjell Tiranës rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim. Procesi i zgjerimit mbështetet gjithmonë në meritë. Rekomandimi pozitiv është rezultat i një pune të përbashkët dhe të përbashkët. Realizuat me sukses reformën në drejtësi. Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur dhe është e gatshme për të çelur negociatat. është moment festimi, por është edhe koha për të vazhduar thellimin e reformave. Kjo punë duhet të vijojë, jo për shkak të Brukselit, por për shkak të njerëzve tuaj. Shqipëria vendi me popullsinë më të re dhe që ka besimin më të lartë tek BE. është edhe interesi i BE që Shqipëria të jetë pjesë e Unionit kur ajo te jetë gati dhe shpresoj që do te jëtë shpejt. 5 prioritetet kyçe do te mbeten në vëmendje“, deklaroi Mogherini.
Mogherini: Semafori është i gjelbër, tani fillon gara!
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, bëri një krahasim me nisjen e garës në Formula 1, sa i përket situatës aktuale të Shqipërisë drejt integrimin në BE.
“Imazhi që unë kam është linja e nisjes së F1 dhe semafori është i gjelbër, tani fillon gara”, tha Mogherini.
“Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë në procesin e vettingut ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon breznitë. Kur bëhet fjalë për perspektivën e mbledhjes së këshillit në qershor. Dje KE u shpreh se kushtet janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati të nisë negociatat, me një vendim qartësisht pozitiv për të marrë vendimin. Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në termat teknike nëse gjërat do të vazhdojnë. Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe rezultati ishte pozitiv. Unë mendoj se kemi lajm shumë të mirë jo vetëm për Shqipërinë, por dhe rajonin”, u shpreh më tej Mogherini.
Mogherini për mosbindjen civile të opozitës
Ndërkohë, Mogherini i bëri thirrje palëve politike të jenë të bashkuara në hapat e mëtejshëm drejt integrimit.
“Unë do të takohem gjatë ditës me opozitën, dhe do të jetë zaktësisht i njëjti mesazh si ai me qeverinë dhe sapo e ndava. Është një rezultat që të gjithë ata që kanë punuar gjatë dekadës së fundit për të transformuar vendin. Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e BE që rrugëtimi drejt anëtarësimit të jetë përdorur nga njëra parti apo tjetra. Bësoj se kjo është në interes të shumicës pakicës për të bashkuar forcat. Do më duhet të them se nëse Shqipëria dha rezultate në drejtësi ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë, ndaj kur them ju realizuat, ju të gjithë bashkë realizuat”, tha Mogherini.
Mazhoranca mbrojti Tahirin? Rama: Prokuroria të sjellë vetëm një provë dhe…
Në konferencën e përbashkët për mediat me shefen për Politikë të Jashtme në BE Federica Mogherini, kryeministri Rama u pyet edhe për çështjen “Tahiri”, dhe refuzimin e parlamentit për të autorizuar arrestimin. Rama tha se prokuroria nuk solli asnjë provë të vetme.
Ai u shpreh se nëse kjo do të ndodhë, sigurisht që shumica nuk do pengojë organet e drejtësisë teksa ka shtuar se organi i akuzës është jashtë çdo influencimi në këtë hetim.
“Në këtë proces vlejnë argumentet dhe të arrijmë të shpejgojmë se në procesin e Tahirit kuvendi dhe shumica zbatoi në frymë dhe gërmë gjithçka Venecia ka nënvizuar lidhur me rastet kur një komision thirret në detyrë për të trajtuar cështjen e arrestit apo masave të parashikuar për një deputet.
Së dyti, ne e kemi thënë dhe e përsëris sot ne po presim që prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo dhjetë, një të vetme, dhe Krimet e Rënda janë shumë larg së qeni një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme nga cilidoqoftë për sa u takon anës së shumicës, nëse pranojmë spekulime për influencë.
Së treti, është gjëja më e lehtë që të nxjerrim bishta e alibira, pseudoargumente përballë faktit që kemi marrë dëftesën nga KE që nuk bën dhurata nuk ka lidhje me asnjë ndjenjë bujarie por shikon detyrat dhe zbatimin e tyre”, deklaroi Rama.
Shefen për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini tha se rekomandimi pozitim për hapjen e negociatave ishte rezultat falë një pune kolektive si edhe rezultat i të gjitha institucioneve të Shqipërisë.
Mogherini: Ju realizuat reformën në drejtësi, ne mbajtëm premtimin!
Duke folur ne konferencën për shtyp në selinë e kryeministrisë Mogherini tha se mbajtëm fjalën për rekomadimin pozitiv për hapjen e negocitave pasi ju realizuat Reformën në Drejtësi.
Më tej ajo tha se tani është momenti për të festuar, por edhe për të parë se çfarë pune e pret Tiranën nga tani e në vijim.
“Procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe do e përsërisim gjithmonë.
Vitin e kaluar ishim krahë për krahë njëri tjetrit ku unë përballë medias u shpresa mjaft qartësisht përballë qytetarëve të Shqipërisë se Komisioni Europian do të kishte dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë kur zbatimi i reformës në drejtësi, dhe posaçërisht vettingu të fillonte, Ju e realizuar ne përmbushëm atë që thamë.
Gjermania skeptike? Rama: Merkel kampione e zgjerimit!
Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën e përbashkët me Federica Mogheriniin lidhur me lajmet për skepticizmin e Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Shefi i qeverisë deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që po quhet si spekticizmi i Gjermanisë.
Ai tha se Gjermania dhe kancelarja Merkel janë kampionë përsa i përket projektit për Europën e bashkuar.
“Meqë Federica e mbylli me Ferrarin unë po e mbyll me Mercedesin, Gjermania nuk është vend skeptik për zgjerimin përkundrazi është një vend kampion i projektit të Europës së bashkuar dhe kancelarja Merkel është në krye prej vitesh të një procesi që jo rastësisht ka marrë dhe lidershipin për të shpallur raport të ri me Ballkanin Perëndimor. T’i bëjmë të qarta këto dallime që të mos ngatërrohemi me këmbët tona.
Në Gjermani si dhe vende të tjera ka njerëz që janë skeptikë, dhe ka një forcë që ka hyrë së fundmi në parlamentin gjerman që është kundër politikave të zgjerimit në BE, por për fat është jashtë koalicionit qeverisës, por ka dhe brenda koalicionit që mbështesin Partinë Demokratike në Shqipëri, që ushqehen nga propaganda, ashtu si dhe ka ndonjë që ka bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar, dhe është normale dhe s’ka asnjë problem, por ne duhet të përballemi me argumentat, se këto vlejnë, dhe është e rëndësishme që të shpejgojmë se në procesin e Saimir Tahirit, kuvendi ka zbatuar në frymë e gërmë, gjithçka Komisioni i Venecias ka nënvizuar për rastet kur komisioni thirret për të trajtuar çështjen e masave për një deputet. Unë e kam thënë që presim që Prokuroria të rikthehet me të paktën 1 provë, jo 10, 1 të vetme, dhe Prokuroria është shumë larg së qënit një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme.
Përpjekjet për të na ndaluar, vonuar e penguar do të jenë në këtë proces, por ne do t’i kapërcejmë të gjitha, rëndësi ka që kemi marrë dëftesën e provimit, të pastër, të qartë të drejtëpërdrejtë. Akrobacirat politike që duan të bëjnë të tjerët,” tha Rama.
ERTV Live?: Pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, në komunikim me mediat me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini????
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 18. April 2018