• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Elbasan, Gjiknuri: Kërkojmë besimin e qytetarëve për të vijuar me punët e mira, puna këtu flet vetë!

by
07/09/2022 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi. Bëhet fjalë për rrugët “Grigor Nosi”, “Hasan Ali Kopili” dhe “Xhaferr Duhanxhiu”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për sistemimin e këtij blloku që ishte dhe një kërkesë e komunitetit për ndërhyrje kapilare.

Gjiknuri deklaroi se krahas zhvillimit të qendrës së qytetit, investimet do të vijojnë dhe në zonat periferike. “Këtu puna flet vetë. Është një kantier në zhvillim e sipër, çdo gjë nëntokësore është përfunduar, kanalizimet janë bërë. Bëhet fjalë për urbanizimin edhe të kësaj pjese të Elbasanit. Mesazhi jonë ka qenë konkret. Kemi filluar nga zhvillimi i qendrës së Elbasanit dhe pak nga pak po shtrihemi edhe në periferi. Ka një vullnet të qartë nga Kryetari i Bashkisë, ka një mbështetje nga qeveria dhe mirëkuptim nga qytetarët e Elbasanit për lirimin e hapësirave të zëna. Kjo tregon që e mira publike prevalon”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se Bashkia po ecën në drejtimin e duhur, ndaj do të kërkohet besimi i qytetarëve që punët e nisura të shtrihen më tej. “Më vjen mirë që Bashkia po ecën në këtë drejtim. Natyrshëm që nuk mbarojnë nevojat, por edhe puna nuk do mbarojë. Prandaj ne kërkojmë besimin e qytetarëve në mënyrë që këto punë të nisura t’i shtrijmë edhe në zona të tjera dhe qyteti i Elbasanit, si qytet afër Tiranës, të ketë një perspektivë të mirë ekonomike dhe sociale”, shtoi më tej drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, siguroi se ky bllok banimi do të jetë një nga zonat më të bukura të Elbasanit. “Më vjen mirë që u bë realitet ky investim. Si deputete e kësaj zone jam e kënaqur që banorëve po u jepet përgjigje dhe një investim me standarde. Shumë suksese Bashkisë dhe duhet të vijojmë me punë të tjera. Kjo zonë do jetë një nga zonat më të bukura të qytetit të Elbasanit”, deklaroi Kushi.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja u shpreh se prej vitesh në Bashkinë e Elbasanit po ndërtohen rrugë me standarde. “Vjet dhe parvjet patëm një sërë ndërhyrjesh në rrugët e vjetra të Elbasanit. Fokusin tashmë do e kemi te infrastruktura e brendshme e lagjeve” tha kryebashkiaku Llatja.

/e.d

Next Post
Si do të ndryshojnë temperaturat sot/ Mot i nxehtë gjatë paradites, por pasditja sjell surpriza

I nxehti nuk largohet nga Shqipëria/ Ja çfarë ndodh me temperaturat ditën e enjte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com