• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitimi i Mit’hat Frashërit, Moisiu: Antifashizmin pa armë e shpikën ata që u fshehën vrimave

by A R
16/08/2019 07:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar në një intervistë rehabilitimin e Mit’hat Frashërit, luftën antifashiste dhe tentativën e Berishës në vitin 1995.

“Broçkulla, përralla, lojëra fjalësh” – i quan ai termat e sajuar nga Akademia e Shkencave për konferencën e saj mbi 75 vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Duke folur në gazetën “Dita”, Moisiu shprehet se “këta pa armë futeshin vrimave” dhe se “ishin bërë njësh me pushtuesit e luftonin kundër partizanëve”.

“Nuk ka antifashizëm pa armë dhe pa uniformë. Fashizmi erdhi i armatosur gjer në dhëmbë, erdhi me tanke e avionë, me të gjitha llojet e armëve. Ai nuk mund të shporrej veçse me armë, me një organizim të madh dhe këtë e arriti lufta jonë antifashiste nacionalçlirimtare.

Unë kam pasur tim atë, Gjeneral Spiro Moisiun në krah të Enver Hoxhës që ishte udhëheqësi kryesor i luftës, por flas edhe nga përvoja ime personale, pasi kam qenë pjesëmarrës në atë luftë, madje shumë pranë kupolës më të lartë të ushtrisë partizane”.

Më tej ish-presidenti rrëfen tentativën e Sali Berishës në vitin 1995 për ta rehabilituar Mit’hat Frashërin.

“Në lidhje me këtë problem dua të kujtoj një rast të vitit 1995, kur Presidenti i asaj kohe ngriti një strukturë ad-hoc me detyrë për të rivlerësuar figurat e ndryshme historike të lëna në harresë. Për mendimin tim ishte një vendim i drejtë. Në atë komision isha caktuar edhe unë. Në takimin e parë, nga disa anëtarë të komisionit, u ngrit problemi i rehabilitimit të Mit’hat Frashërit, të cilët argumentuan se ajo figurë duhet vlerësuar me një dekoratë të lartë. Në atë çast ndërhyra duke i thënë Presidentit Berisha që unë nuk isha dakord dhe pse, arsyetimi ishte shoqëruar me një argument bindës historik.

Pikërisht mora si shembull Marshallin e Francës Peten, i cili megjithëse pas Luftës së Parë Botërore ishte shpallur hero i atdheut, dhe në Verdun ku ishin varrosur ushtarët francezë të rënë betejë, ishte parashikuar edhe varri komandantit të tyre, pas Luftës së Dytë Botërore, për veprimet e tij në lidhje me nazizmin, Peteni dënohet me vdekje nga gjykata franceze, ku dhe u fal nga De Goli, që në atë kohë ishte Kryetar i Shtetit, duke ia kthyer dënimin nga me vdekje në burgim të përjetshëm. Më pas, kur ai në moshën 95 vjeçare vdiq në burg, familjarët kërkuan ta varrosnin në Verdun, bashkë me ushtarët e tij të Luftës së Parë Botërore, por shteti francez nuk pranoi.

U zbatua rregulli si për të gjithë të dënuarit, u varros në varrezën e burgut. Në këtë mënyrë mesazhi që jepej ishte se kush punon kundër interesave të vendit dhe tradhton, pavarësisht kontributeve, merr atë që meriton.

Mandej Berisha u tërhoq. Tani nuk e kuptoj se si u mor vendimi që u realizua për nderimin e Mit’hat Frashërit vitin e kaluar. E kam thënë dhe e përsëris: Rama ka gabuar” – thotë Alfred Moisiu.

/a.r

Next Post
Vettingu “kap” tre ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në kupolën e Policisë

Vettingu "kap" tre ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në kupolën e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In