• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrohet turisti i 1 milion-të në portin e Sarandës për gushtin, organizohet pritje për familjen Forster

by Java News
21/08/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji gusht shënoi rekordin e ri në turizëm, plot 1 milion turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në vetëm 1 muaj. Fakt, që dëshmon shifrat gjithnjë e në rritje të turistëve, që zgjedhin plazhet e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, destinacioni më i ri turistik në Europë, prej 2 vitesh nga më të përfolurit në mediat ndërkombëtare dhe më gjerë. “Familja Forster u përcaktua si turisti i 1 miliontë në vendin tonë për muajin gusht.

Rastisi që turisti i 1 miliontë për këtë muaj të hyjë në Sarandë dhe ne së bashku me kryetarin e bashkisë, drejtoreshën e portit e mirëpritëm me të rinjtë e Smile duke dëshmuar një moment simbolik në këtë ofertë të re turistike që ka Saranda dhe i gjithë bregdeti shqiptar për vitin 2019. Siç e thashë është turisti i 1 miliontë, pra kanë hyrë 1 milionë turistë të huaj vetëm brenda muajit gusht deri në ditën e sotme duke shkuar në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të gushtit të vitit të kaluar”, tha ministri Klosi.

Rene Forster, bashkëshortja Silvia dhe 2 vajzat e tyre Luisa dhe Lola Forster, është familja austriake që shënoi turistin e 1 milion-të në portin e Sarandës. Të surprizuar nga kjo ngjarje, ata u pritën nga ministri Klosi, kryetari i Bashkisë së Sarandës dhe drejtoresha e portit, sapo zbritën në portin e Sarandës, destinacioni ku do të kalojnë pushimet verore të këtij viti.

Dy vogëlusheve ministri i dhuroi dy bluza me logon Smile Albania, simbolika e mikpritjes shqiptare për sezonin turistik 2019. “Është hera e parë që vij në Shqipëri. Miqtë na treguan se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që duhet ta vizitoni patjetër tani! Na thanë që është një vend i bukur turistik, i qetë, me njerëz të mirë gjithashtu!

Ne do të qëndrojmë këtu për 1 javë, me shpresën që do ta shijojmë qëndrimin këtu”, tha Rene Forster. Për ministrin Klosi kjo është një ngjarje, që flet për sezon të suksesshëm turistik, por që sipas tij, me rritjen e numrit të turistëve, rritet edhe përgjegjësia për të punuar për më shumë standarde. “Bashkë me kryetarin e bashkisë së Sarandës po punojnë jo vetëm për mikpritje të bukur dhe për turizëm detar, por edhe për mundësi të reja alternative, siç është turizmi historik, kulturor në site të ndryshme të trashëgimisë kulturore, turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, për të shfrytëzuar të gjitha bukuritë dhe asetet që Shqipëria ka”, tha ministri Klosi. Kryetari

Gurma theksoi se bashkia Sarandë është e angazhuar që ta përmirësojë turizmin në qytetin bregdetar, duke përmirësuar ofertën dhe cilësinë e paketës turistike në vazhdim. “Natyra na ka falur me shumë bujari detin dhe diellin ne na mbetet të falim dashurinë për të plotësuar logon e famshme të 3 D-ve”, u shpreh kryetari i Bashkisë Sarandë.

Next Post
Lajm i mirë për 15-vjeçaren shqiptare me sëmundjen e rrallë, Rama: Elona po transferohet në spitalin e specializuar në Stamboll

Lajm i mirë për 15-vjeçaren shqiptare me sëmundjen e rrallë, Rama: Elona po transferohet në spitalin e specializuar në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In