• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajm i mirë për 15-vjeçaren shqiptare me sëmundjen e rrallë, Rama: Elona po transferohet në spitalin e specializuar në Stamboll

by Java News
21/08/2019 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, tashmë do të kurohet në një spital publik në Turqi, me shpenzime që do të paguhen të gjitha nga qeveria. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të. Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”,shkruan Rama.

Elona Kuburja, preku zemrat e shumë shqiptarëve, pas apelit për ndihmë që bëri ajo dhe familja e saj. Elona që ka lindur me një sëmundje të rrallë me të cilën janë të raportuara vetëm 250 raste në botë, nuk kishte mundësi financiare për kurimin jashtë vendit, pasi në Shqipëri për rastin e saj nuk mund të bëhej më asgjë. Familja u nis në një spital privat në Turqi, por me ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, u bë i mundur që sot ajo të kalojë në një spital publik në Stamboll, me të cilin qeveria shqiptare ka marrëveshje për të mbuluar shpenzimet. Edhe në rast se vajza do të kurohej në spital privat, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë shpenzimet për ndërhyrjen dhe kurimin, do t’i merrte përsipër qeveria shqiptare.

Familja e Elona Kubures bëri apel që shqiptarët dhe shteti t’i ndihmonin pasi shpenzimet për kurimin shkonin në të paktën 30 mijë euro, që për ta ishin të papërballueshme. Me ndihmën e të afërmve ata mundën të mbledhin vetëm 15 mijë euro, vlerë që shkoi për udhëtimin nga Tiranë me avion për në Stamboll në kushtet e përshtatshme për vajzën e sëmurë që prej një jave ishte e shtruar në QSUT. Tashmë familja e saj nuk do të ketë më shpenzime, pasi kurimi i Elonës do të bëhet në spital publik në Turqi.

Vajza nga Fushë-Kruja është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë. /l.m

Next Post
Ndryshime të rëndësishme në bllokun e banimit në rrugën “Kel Kodheli”

Ndryshime të rëndësishme në bllokun e banimit në rrugën “Kel Kodheli”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com