• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimi i popullsisë/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB

by Java News
18/09/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbarë vendin regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe në 100 pyetjet, 2  që lidhen fenë, kanë shqetësuar pjesëtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri. Sipas Myftiut të Korçës, Ledian Cikalleshi formulimi ‘jeni praktikant ose i përkisni një besimi’ është i gabuar.

“Ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami. Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami…Jo nuk shkojmë 5 herë në ditë dhe kjo normalisht përgjigjja vjen jo nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet. Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet”- tha myftiu Ledian Cikalleshi, per Report TV.

Megjithatë, për dy pyetjet për fenë, një për përkatësinë etnike dhe një për gjuhen, përgjigja është opsionale. Por komunitetet fetare në vend, njëzëri kanë apeluar besimtarët që ta shprehin përkatësinë e tyre fetare.

“KMSH, ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve që ta deklarojnë besimin e tyre fetar dhe mos ta neglizhojnë, pasi në 2011, është vënë re që jo pak veta kanë preferuar mos të përgjigjen. Të gjithë komunitete, e panë të arsyeshme që të ndërgjegjësojmë sa më shumë qytetarët dhe të njihet popullsia, statistikat.’

‘Censusi është një event jashtëzakonisht i rëndësishëm social dhe kombëtar dhe sidomos në një kohë ku emigrimi ka bërë pjesën e vet. Të gjithë e dimë që shoqëria shqiptare është në një kohë tranzitive dhe kuptohet një proces i tillë është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por i bën mirë krejt shoqërisë tonë.’

Por të ndarë janë nëse pyetjet duhet të ishin të detyrueshme për përgjigje apo jo.

‘Është opsionale, sepse liria e besimit hyn tek ato liritë themelore, që përbëjnë dinjitetin e njeriut ndaj nuk duhet të jetë detyrim. Besimi fetar, nuk është një aspekt periferik i jetesës por përbën një identitet në vetvete. Përgjigja për këto pyetje duhet të jetë e lirë. Duhet të jetë opsionale, por ka shumë persona që kanë përqafu një fe tjetër që nuk ka lidhje me familjarët e vet.’

Të tregohen statistikat se është vlerë për ne. Nuk di pse hartuesit kanë menduar një përgjigje opsionale. Ndoshta e shikojnë si pjesë të ndjeshme dhe kanë menduar ta vendosin preferenciale. Po në një shtet demokratik, ku frika nuk është më pjesë e jona dhe gjithkush e vendos. Nuk e shoh të drejtë të mendohet kjo. Është një pyetje e thjeshtë që gjithkush mund të përgjigjet. Nuk e shoh shqetësuese përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Por çfarë mendojnë qytetarët?

“Unë do pranoj të anketohem. Për fenë nuk e kam problem ta deklaroj”, tha një qytetar.

“Nuk një problem. Nuk është gjë që do e fsheh, do përgjigjem. Është gjë e mirë. Nuk ke pse ta bësh me detyrim, por është e moralshme të tregosh rreth vetes. Nuk e bën dot me detyrim, por është moral që të përgjigjen për fenë dhe etninë”, tha një tejtër.

“Nuk ka nevojë me dit sa janë katolik, sa jan mysliman, as rom. Të gjithë njëllojn janë, janë shqiptar”, tha një tjetër.

Arsyetimin shterues se pse këto pyetje janë ndër të vetmet me dëshirë, e dha drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

“Ka dhe pytje opsionale të cilat bazohen në deklarimin e lirë dhe vullnetarë të çdo individi. Tre pytjet opsionale lidhen me fenë, gjuhën dhe përkatësinë etnike. Prandaj është dhe opsionale. Janë pyetjet opsionale dhe ndiqen rekomandimet e kombeve të bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, tha Elsa Dhuli./m.j

Next Post
Turizmi në Shqipëri/ Kumbaro: Erdhën turistë grekë dhe si çdo vit shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kemi rritje …!

Turizmi në Shqipëri/ Kumbaro: Erdhën turistë grekë dhe si çdo vit shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kemi rritje ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

September 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 8 Shtator 2026

September 7, 2026
Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

September 7, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!

September 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen

September 7, 2026
Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

September 7, 2026
Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com