• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi i takimit me Ramën/ Kryetari i Komunës së Pejës: Kurti i ka bërë llogaritë gabim. Osmani të…!

by Java News
05/07/2023 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri kritikoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të takohet me kryeministrin Rama nesër në Prishtinë.

Gjatë intervistës në “Special Report”, Muhaxherri thotë se LDK-ja është për  krijimiin e  një fronti të përbashkët me shoqërinë civile, me qëllim që të dilet nga situata politike në të cilën ka rrëshqitur sot Kosova nën qeverisjen e Kurtit.

Ai theksoi se këto veprime po e vënë në rrezik serioz sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

“Nuk është e mirë për një kryeministër të Kosovës për të mos pritur një kryeministër shqiptar dhe për të mos bashkërenduar veprimet, që duhet t’i marrim bashkërisht si dy shtete. LDK është për të krijuar një front të përbashkët me shoqërinë civile për mbrojtjen e shtetit, sepse po shihet se nga veprimet e fundit shteti është vendosur në sanksione dhe po shkojmë drejt rrezikimit të sigurisë dhe të ardhmes tonë”, tha ai.

Kryekomunari i Pejës e cilësoi të papranueshëm pozicionimin e presidentes, Vjosa Osmani, e cila sipas tij nuk e ka në qëndrim të qartë.

“Është e papranueshme që presidentja e vendit të mos ketë qëndrim të qartë karshi zhvillimeve të fundit”, theksoi  ai.

Sa i takon takimit të Vjosa Osmanit me kryeministrin Rama, Muhaxherri thotë se mund të ketë një përafrim  të qëndrimeve për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, në kohën kur Kosova po rrëshqet drejt sanksioneve ndërkombëtare.

“Besoj se do të ketë një dakordësi, ose një përafrim të qëndrimeve për të shpëtuar atë që mundet të shpëtohet kur vendi po rrëshqet drejt sanksioneve ndërkombëtare. Unë po mendoj se llogarit e tij janë të  gabuara dhe po nxit tensione të panevojshme dhe qëndrimi i tij nuk po ndërron dhe shohim se në ditët në vijim se çfarë reagimi do ketë“-u shpreh ai./m.j

Next Post
Dyshimet për kontrabandë armësh me ambulanca në veri të Kosovës, KFOR mohon: Po i referoheni rastit të supozuar të 2022

Dyshimet për kontrabandë armësh me ambulanca në veri të Kosovës, KFOR mohon: Po i referoheni rastit të supozuar të 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

October 1, 2026
“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

October 1, 2026
Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

October 1, 2026
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

October 1, 2026
Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

October 1, 2026
Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

October 1, 2026
Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

October 1, 2026
Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

October 1, 2026
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com