• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

by A. Q
01/10/2026 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është vënë në funksion spitali i ri i Kardiokirurgjisë, një strukturë e re e pajisur me ambiente dhe shërbime moderne, e konceptuar për të garantuar standarde më të larta të kujdesit për pacientët.

Gjatë inspektimit të ambienteve të reja, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, u njohën nga afër me kapacitetet dhe organizimin e shërbimeve të Kardiokirurgjisë, si dhe me ndërhyrjet e kryera në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës spitalore.

Në repartin e Kardiokirurgjisë janë shtuar tre shtretër, duke e çuar kapacitetin nga 35 në 38 shtretër. Struktura përfshin 15 dhoma të ndara, me dhoma dyshe, të konceptuara për të garantuar kushtet e nevojshme të higjienës dhe sterilitetit.

Një tjetër përmirësim i shërbimeve në strukturën e re është krijimi i një dhomë të dedikuar për kryerjen e procedurave sterile, duke shmangur nevojën për realizimin e tyre në reanimacion.

Blloku operator përfshin pesë salla, dy salla për kirurgjinë vaskulare, dy salla për kirurgjinë kardiake dhe një sallë hibride, duke zgjeruar dhe përmirësuar kapacitetet për ndërhyrjet kirurgjikale dhe procedurat komplekse.

Një tjetër element i planit për zhvillimin e QSUT-së lidhet me autonominë financiare e cila hyn në fuqi vitin e ardhshëm.

Gjatë vizitës në Kardiokirurgji, Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu dhe Kryeministri, vlerësuan kontributin e profesionistëve që kanë shërbyer ndër vite në këto struktura dhe i dorëzuan certifikata mirënjohjeje profesorëve dhe mjekëve Edmond Kapedani, Aurora Knuti, Efrosina Kajo, Arben Baboçi, Ajli Alushani dhe Ali Refatllari.

“Falënderimi është shumë i madh për të gjithë profesorët që kanë kontribuar dhe që për fat janë këtu me ne sot. Do bëjmë më të mirën në të gjithë shërbimet, por gjithsesi unë do doja një bashkëpunim të ngushtë të drejtoreshës me gjithë shefat e shërbimeve. Duhet të vlerësojmë njerëzit që kanë dhënë kontributin ndër vite në këto shërbime dhe unë kam kënaqësinë dhe nderin që t’ju jap ju certifikatën e mirënjohjes për profesor doktor Edmond Kapedanin, doktoreshë Aurora Knutin, profesor doktoreshë Efrosina Kajo, profesor doktor Arben Baboçi. profesor doktor Ajli Alushani, profesor doktor Ali Refatllari, të gjithë janë profesorët e mi”, – u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.

Kryeministri, nga ana e tij tha:

“E vërteta është që investimet në QSUT në tërësinë e tyre janë kryer dhe ajo që është e qartë nga ana ime është që nuk duhet të kemi më kufizim në buxhetin e QSUT-së për sa i përket kompletimit të nevojave dhe do duhet t’i adresojmë të gjitha me buxhetin e vitit 2027. Kjo është ambicia. E dyta që diskutuam edhe më parë është që me përfundimin e parkimit të madh me 1400 vende në hyrje, përfundimisht ne i heqim të gjitha makinat nga territori i spitalit. Aty me sa unë kuptova janë 900 makina të personelit dhe mbeten edhe 500 vende të tjera që janë të ardhura dytësore për spitalin. Ndërkohë që gjithë territorin e spitalit do ta kthejmë në një park shumë të bukur për të cilin do punojmë tani edhe të cilin besoj do ta realizojmë në harkun e dy vjetëve. Kjo është e rëndësishme dhe e treta jemi duke vazhduar të diskutojmë për partneritetin e spitalit me një strukturë tjetër shumë të njohur. Kemi disa opsione, por diskutimet vazhdojnë dhe besoj që shumë shpejt do arrijmë të ndërtojmë këtë partneritet i cili do konsistojë në një menaxhim të spitalit dhe në një ndërveprim të spitalit me strukturën partnere ku mjekët do jenë në një program bashkëpunimi. Mjekët e spitalit tonë do shkojnë atje. Mjekët e spitalit atje do vijnë këtu. Pra jo thjesht vizita pune, por një strukturë që administrohet me standardet e ekselencës edhe që do të na do të na japi shumë dorë pastaj për të pasur qartësi edhe për autonominë financiare që hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Pjesë e këtij plani është edhe ndërtimi i një strukture private brenda spitalit, e cila do të jetë një strukturë ku ju të punoni paralelisht dhe që të sjellë dhe një rritje të domethënëse dhe të të ardhurave tuaja. Ky është plani. Jemi në negociata. Ministrja po bën diskutimet. Kemi goxha arsye të jemi optimistë”.

Investimet në QSUT do të vijojnë edhe në fazat e ardhshme, me synimin për të adresuar nevojat e strukturës spitalore dhe për të përmirësuar më tej kushtet e ofrimit të shërbimit për pacientët dhe stafin. /AbcNews/

Next Post
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com