• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Refuzimi i Perëndimit për t’u përfshirë në pazaret e Lulzim Bashës

by Java News
30/09/2019 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në fillim OSBE dhe më pas Bashkimi Europian, kanë refuzar publikisht propozimin e Partisë Demokratike për aktorët që duhet të jenë në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Propozimi i PD, që bisedimet të jenë një pazar mes PS , PD-së së Lulzim Bashës dhe një përfaqësuesi ndërkombëtar, në fakt më shumë se sa një formulë që zgjidh problemin e reformës elektorale, është një përpjekje e Lulzim Bashës për t’i vënë vetes një çmim para se të ulet në treyzë.

Ai kërkon të ulet në tryezë me kusht që Perëndimi dhe PS të marrin pjesë në eleminimin e gjithë kundërshtarëve të tij dhe të njohin vetëm atë, si përfaqësues të opozitës.

Në thelb, Lulzim Basha kërkon të përdorë bisedimet për reformën, si një rast për të eleminuar paraprakisht opozitën parlamentare dhe kundërshtarët e tjerë të tij. Ai kërkon që tryeza, më shumë se sa me reformën zgjedhore, të jetë një garanci për legjitimitetin e tij në krye të opozitës.

Por këtë garanci realisht nuk e ka në dorë as PS, dhe as Perëndimi, por vetë realiteti që ka prodhuar Luzlim Basha në opozitë.

Opozita parlamentare nuk është produkt i Perëndimt dhe as i PS, por i Lulzim Bashës. Ajo lindi falë një vendimi fatalisht të gabuar të tij, duke mos respektuar demokracinë brenda partisë dhe duke diktuar një rrugë qorre në emër të një basti të tij personal, për të humbur ose fituar gjithçka. Lista plotësuese e PD dhe LSI, nuk ju përgjigj këtij vendimi dhe shkuan në Parlament.

Tani çdo reformë elektorale që kërkon 84 vota, kërkon doemos votën e opozitës parlamentare.

Reforma nuk është as në dorë të Ramës, as të Bashës, as të Perëndimit, por të pakicës parlamentare opozitare, e cila megjithë fuqinë që ka, po tregohet tepër e matur dhe konstruktive në qëndrimet e veta.

Nëse Shqipëria merr hapjen e negociatave më 18 tetor, çfarë ka gjasa të ndodhë, Lulzim Basha e kompleton humbjen e tij spektakolare të këtij viti, dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër për të rimëkëmbur opozitën, përveçse të ketë një fillim të ri me opozitën parlamentare dhe gjithë faktorët e tjerë opozitarë. Për t’u ritkhyer në sistem, ai ka nevojë për atë pjesë të opozitës që është brenda sistemit dhe duhet ta pranojë atë me përunjësi.

Ai ka pranuar pas 30 qershorit humbjen dhe marrjen e bashkive nga PS. Ka pranuar tryezën e bisedimeve pa ikur Edi Rama nga kryeministër. Ka pranuar me dhimbje dështimin në bllokimin e hapjes së negociatave, duke shpresuar tek Holanda deri në fund. Këto janë shumë herë më të forta dhe më me peshë për të, se sa të pranojë opozitën parlamentare, të cilën e ka prodhuar vetë.

Refuzimi i Perëndimit për t’u përfshirë në pazarin që kërkon Basha, nuk vjen nga dëshira për t’i dhënë atij leksione demokracie, por mbi të gjitha nga realiteti i ri i krijuar pas 30 qershorit dhe ulja e rëndësisë institucionale e opozitës jashtë parlamentare.

Pas raportit të Komisionit të Venecias pritet dhe shkarkimi i Ilir Metës, dhe  Lulzim Bashës i ngelet në pushtet vetëm Avokatja e Popullit dhe nënkryetari i AMA, ndaj është mirë të mendojë si të rikthehet pak nga pak kokëulur dhe duke kërkuar ndjesë në sistem.

Ajo që ai nuk kupton, është se tani nuk ka shumë rëndësi dhe nuk është faktor për të penguar asgjë. Nesër do të jetë edhe më pak.

Ai nuk ka më, asnjë armë për të luftuar.

Djegia e mandateve u zhvlerësua qysh ditën që ato u plotësuan nga lista që vetë Lulzim Basha ka dorëzuar në KQZ.

Bojkoti u çaktivizua si bombë tymuese që përdorej prej tij çdo dy vjet, sa herë kishte zgjedhje, duke kërkuar pazar. 30 qershori e skaliti në histori se bojkotuesit mbeten rrugëve dhe nuk shpërblehen.

Revolucioni u ndëshkua mes të tjerash, si një anarki e sponsorizuar me paga bashkiakësh dhe pa forcën e një revolte popullore.

E vetmja fuqi që ka ende Lulzim Basha, është të dorëzohet dhe të pranojë dështimin. Pas kësaj, demokratët e kanë në dorë ta falin, apo të flakin.

Por ai nuk ka më në dorë asgjë, përveçse t’u kërkojë mëshirë dhe paqe të gjithëve. Fillimisht, atyre që tentoi t’i zbonte dhe vazhdon t’i ketë armiq më të rëndësishëm se Edi Ramën. (Tema)

Next Post
Drejtoresha Rajonale e UNICEF: Tirana është miqësore për fëmijët

Drejtoresha Rajonale e UNICEF: Tirana është miqësore për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In