• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Skema e prokurorisë speciale dhe fondet milionëshe nga BE

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet struktura e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion-SPAK që pritet të krijohet në ditët e ardhshme.

Janë vetëm 10 prokurorë që do të punojnë në institucionin që sipas Kushtetutës së Re ka fuqi të mëdha dhe do të ketë si funksion kapjen dhe dërgimin para gjykatës së zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin.

Nga 10 prokurorët e SPAK, njëri do të jetë kreu i institucionit, kurse 9 të tjerë do të kenë punë specifike në strukturën që pritet të ngrihet sa më shpejt.

Ndarja e punës do të bëhet sipas një radhe që siguron sa më shumë dosje hetimore të hapura brenda një kohë shumë të shkurtër.

Siç mësohet, prokurorët e SPAK do të trajnohen për gjetjen e parave të fshehura në bankat e huaja, por edhe në investime të kryera e të regjistruara me emra të tjerë.

Në një dokument të publikuar nga misioni EURALIUS, jepen detaje mbi koston që do ketë reforma, por dhe detajohen rrugët që do ndiqen për zbatimin e reformës. Sa i takon luftës ndaj korrupsionit, do shpenzohen rreth 3 milionë euro për ngritjen e SPAK dhe pajisjen e saj me aparatura speciale, përmes të cilave do zbulohen aferat dhe do të gjenden paratë e pista.

Sipas planit, sapo SPAK të ngrihet, rreth 1.2 milionë euro do të shkojnë kryesisht për pajisje, por ky proces do të vijojë deri në vitin 2020 kur do të bëhet kompletimi i të gjitha materialeve. Fillimisht do shpenzohen 200 mijë euro për të blerë aparaturat e nevojshme, ndërsa 1 milion euro do shkojnë për ngritjen e një sistemi elektronik, ku do të hidhen të dhënat për çdo zyrtar dhe ku prokurorët do kenë akses aty. Por është planifikuar që deri në 2020 çdo vit të ketë shpenzime nga 200 mijë euro për pajisje në ndihmë të prokurorëve të SPAK.

Një element tjetër i veçantë për SPAK janë dhe trajnimet. Sipas dokumentit, 110 mijë euro do shkojnë për të trajnuar prokurorët për arrestime VIP, duke përfshirë përgjimet, gjetjen e parave të pista, etj. Nga ana tjetër, një rëndësi e madhe do i jepet policisë gjyqësore. Për ta do shpenzohen 170 mijë euro dhe do ketë trajnime të vazhdueshme, me qëllim që të asistojnë prokurorët e SPAK.

Një ekip i trajnuar prej rreth 20 bashkëpunëtorësh do të punojnë ngushtë me prokurorët specialë.

Ndihmësit do të jenë ose financierë të sprovuar transfertash bankare, ose IT të njohur që mund të zbërthejnë kodet e vendosura në llogaritë bankare sekrete.

Prokuroria Speciale do të ketë lidhje direkte me FBI-në dhe shërbimet e specializuara të Europës në mënyrë që të arrihet zbulimi dhe kapja e abuzuesve të pushtetit.

Tesheshi.com/d.i.

 

Next Post
ANALIZA/ Arsyet e përplasjes së egër mes dy “vëllezërve” armiq

ANALIZA/ Arsyet e përplasjes së egër mes dy "vëllezërve" armiq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In