• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, Shalsi: Të hapur për bashkëpunim me opozitën

by A R
26/09/2019 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dora jonë ka qenë dhe mbetet e shtrirë ndaj opozitës jashtëparlamentare për reformën zgjedhore”, deklaroi sot ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

I ftuar në një studio televizive, Shalsi tha se “është shumë e qartë se çfarë duhet bërë për reformën zgjedhore pasi këtë e kanë përcaktuar ekspertët e OSBE/ODIHR-it dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën parlamentare dhe atë joparlamentare.

“Reforma zgjedhore nuk është në dorën e PS-së, se po të ishte në dorën tonë do ta kishim ezauruar prej kohësh. Ne i kemi kërkuar që t’i kemi në tryezën e komisionit të përbashkët, të cilin opozita e refuzoi në mënyrë konstante deri sa braktisi edhe frontin e betejës politike. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të mbështetur një dokument konkret. Kemi një dokument të OSBE/ODIHR-it që përcakton qartazi problematikën që duhet adresuar, ne jemi gati për ta adresuar”, tha ai.

Shalsi tha se ne do të bëjmë ç’është e mundur, por nuk mund të tërheqim me zor atë pjesë të politikës, e cila deri dje dukshëm nuk ka qenë interesuar për të adresuar problematikën konkrete të shkruar në raportin e OSBE/ODHR-it.

Lidhur me çeljen e negociatave, Shalsi tha se “nga pikëpamja teknike KE ka thënë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat”.

“Nëse shihni se se ka ecur trajektorja e BE-së në lidhje me vendet e ndryshme, shihet se  ka qenë i ndryshëm qëndrimi i BE-së. Në rastin konkret Gjermania, aleatja jonë strategjike, ka nënvizuar nga një mori gjërash që Shqipëria duhet të vijojë me çeljen e negociatave. Procesi i anëtarësimit nuk është i lehtë dhe çelja e negociatave prezumon kalimin në një rrugë akoma me më tepër përgjegjësi dhe përmbushje kriteresh”, tha Shalsi.

Natyrisht, shtoi ai, “që e gjithë zallamahia që shkaktoi sjellja e paprecedent e opozitës nuk është se nuk ka kaluar pa pasoja edhe në BE”.

/a.r

Next Post
Arta Marku thërret mbledhjen më 4 tetor për të zgjedhur zëvendësin e Gentian Osmanit në KLP

Arta Marku thërret mbledhjen më 4 tetor për të zgjedhur zëvendësin e Gentian Osmanit në KLP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com