• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi mbron në komision propozimin e LSI

by A R
13/01/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se komisioni duhet të përqendrohet te çështjet kryesore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm.

Ai tha se opozita propozon uljen e shpenzimeve për fushatën në mënyrë që partitë politike të financohen nga buxheti i shtetit. “Zgjedhjet nuk mund të jenë peng i parasë kriminale”, tha ai.

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën zgjedhore ka dalë në një mendje edhe me  një tjetër propozim të LSI-së dorëzuar komisionit pak ditë më parë në lidhje me dënim e shti-blerjes së votës.

Bylykbashi: Na shtrohet përpara një dokument, i cili do të jetë shtylla kurrizore e punës tonë. Një gjë duhet të jetë e padiskutueshme; shqetësimet themelore për zgjedhjet duhet të trajtohen me dinjitet. Çështja e zgjedhjeve është primare. Diskutime të llojit se kush është mandati i këtij komisioni, janë justifikime, të cilat bëhen për të shmangur zgjidhjen e çështjeve reale që kanë zgjedhjet.

Ky dokument duhet të shikohet në mënyrë të kujdesshme për të përcaktuar se kush janë çështjet që duhet të diskutohen pa diskutim! Këto çështje janë: numërimi elektronik, identifikimi biometrik në mënyrë integrale që të shmanget marrja e kartave të zgjedhësve, që nuk është blerje vote apo anulim i të drejtës së votës. Korruptimi i komisionerëve. Financimi publik që kemi ngritur është i domosdoshëm. Zgjedhjet nuk mund të jenë peng i parasë kriminale që më pas subjektet blejnë shtetin dhe kthehemi në oligarki.

Duhet të reduktojmë shpenzimet në mënyrë që buxheti i shtetit të financojë partitë në mënyrë të shëndetshme. Shitblerja e votës duhet të kthehet në vepër penale e rëndë. Strukturat e reja për të goditur korrupsionin duhen ta kenë prioritet këtë çështje. Të gjitha çështjet që propozon opozita janë të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-t. Për ndryshe, zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk ka.

Bashkëkryetari tjetër i komisionit, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk ishte kundër votimit elektronik.

Balla: Unë nuk shoh që kemi ndasi të mëdha dhe të bëjmë diskutime të mëdha. Më lejoni t’ju them kush është pozicioni im si bashkëkryetar për çështjen e votimit elektronik. Nuk kam thënë kurrë këtu se jam kundër sepse e kam kërkuar vetë 5 vite më parë. Jam shumë pro. A kemi mundësi të krijojmë një sistem të plotë? Jemi pro! Por, për këtë çështje propozimi im është që pasi ne të kemi shprehur të gjithë dakordësinë, dhe për këto çështje të pyesim OSBE/ODIHR. Nëse ne e miratojmë tani këtë, kemi kohë në dispozicion? OSBE ka thënë se duhet të bëhet një studim fizibiliteti. Kjo nuk na përket ne pastaj. PS kundër listave të hapura por jo kundër numërimit elektronik. /express/b.d

Next Post
Më pak shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitin 2016

Më pak shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitin 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

October 20, 2026
Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com