Policia ka arrestuar 33 protestues për aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku u sulmua edhe Gjykata e Apelit.
Mes të arrestuarve janë 6 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 41 persona të tjerë janë vënën nën heto,. Sipas policisë, protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta efektivët dhe automjetet e tyre, si dhe kanë djegur kosha mbeturinash e dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga përplasjet mbetën të lënduar 7 policë.
Në total, gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 persona, nga të cilët 51 me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, sipas Policisë.
“Këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.
Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie.
Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor”, njoftoi Policia.
EMRAT E PERSONAVE TË ARRESTUAR PËR PROTESTËN E 19 TETORIT:
Rrapi Cepele
Lorenco Spahiu
Drini Dogjani
Eljo Bogdani
Eiger Toska
Ervis Gorica
Altis Aliko
Aris Hajdëraj
Orest Xharo
Elton Hysa
Dhionisi Hoxhallari
Albjan Ruda
Tahir Tarja
Alvin Lako
Arber Baba
Burim Toskaj
Daniel Lusha
Fernando Metaj
Gzim Bermeta
Luis Mateli
Qazim Merxho
Antonio Skandaj
Ylli Islami
Fatjon Lazri
Kristian Perlala
Melvin Mehi
Alfred Bushi











