• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Më pak shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitin 2016

by A R
13/01/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania tha se vetëm 17,236 azilkërkues nga Shqipëria mbërritën në vend në vitin 2016, një rënie e ndjeshme me 34,000 persona nga mbi 50,000 azilkërkuesit e një viti më parë. Viktor Merkuri, nga Universiteti Europian i Tiranës, i tha BIRN të enjten se Gjermania kishte dekurajuar me sukses shqiptarët që kërkonin azil duke zbatuar politika të ashpra riatdhesimi.

“Shqiptarët kërkuan azil mbi bazë ekonomike, por vetëm 0.01 për qind e atyre rasteve u miratuan dhe pjesa tjetër u kthye. Ata u ndjenë të dekurajuar dhe si rezultat, numri i aplikantëve ra dhe do të jetë edhe më i ulët në vitin 2017,” tha ai.

Zyra e Migracionit dhe Refugjatëve në Gjermani të mërkurën tha se 17,236 people shqiptarë kërkuan për azil në 2016, pra 68 për qind më pak se në 2015, kur 54,762 shqiptarë kërkuan këtë status. Shqiptarët filluan të largohen masivisht nga vendi për në Europën Perëndimore në gjysmën e dytë të 2014, pasi arriti kulmin kriza ndërkombëtare e emigrantëve nga Lindja e Mesme. Shumë shqiptarë menduan se kjo situatë do t’i sillte atyre favor në azilkërkim.

Shifrat mbetën të larta gjatë 2015, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe autoritetet gjermane e shqiptare, se shanset e suksesit në kërkesat e azilit të shqiptarëve ishin thuajse zero. Në 2016, më shumë se 1 milionë refugjatë aplikuan për azil në Gjermani, ndërsa autoritetet e kufizuan numrin te ata që i largoheshin zonave të luftës në Siri dhe Irak.

Media Deutsche Welle në një reportazh mbi familjet azilkërkuese në Gjermani të martën theksoi se vetëm 10 shqiptarë kishin marrë azil nga 34,000 kërkesa të vlerësuara nga autoritetet gjermane në 2016.

Shumë shqiptarë fajësojnë dështimin e qeverisë për të reformuar ekonominë për eksodin masiv të njerëzve që duan të largohen nga vendi për të filluar një stil të ri jetese.

Në një konferencë për shtyp më 30 dhjetor, në lidhje me fenomenin, kryeministri Edi Rama refuzoi ta lidhë emigracionin e lartë me qeverisjen në vend.

“Shqiptarët kërkojnë azil sepse duan vende pune; ata duan të njëjtin akses në tregun europian të punës si polakët, rumunët dhe bullgarët,” tha ai.

“Nëse numërojmë polakët që u larguan nga vendi i tyre për punë në Gjermani apo Angli, janë më shumë se një milion,” shtoi ai.

Rama theksoi se shqiptarët ishin të parët që u kthyen vullnetarisht në Shqipëri, në çastin kur dëshira e tyre për të qëndruar dhe punuar në Europë nuk u plotësua.

ma.me

Next Post
Tronditet serbia, gjenden pamjet e atentatit ndaj Arkanit (FOTO)

Tronditet serbia, gjenden pamjet e atentatit ndaj Arkanit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In