• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore/ Aleati i Bashës ja plas në sy PD- PS: Vidhni votat e njëri-tjetrit!

by Java News
02/12/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, opozita nuk është treguar e unifikuar për sa i përket ndryshimit apo jo të sistemit zgjedhor. Bashkëkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi tha dje se çështjet që do të diskutoheshin në Komision do të ishte zbatimi i teknologjisë në votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme.

“PD konsideron si element thelbësor që duhet të ketë Reforma Zgjedhore, dekriminalizimin e procesit zgjedhor. Të bëjmë të mundur që procesi zgjedhore të jetë sa më i pastër nga influencat kriminale. Kjo, sigurisht kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, mund të kërkojë ndërhyrje dhe në ligje të tjera për të forcuar kornizën ligjore. Një tjetër çështje është forcimi i politikës penale, shitblerja e votës konsiderohet si korrupsion zgjedhor tashmë. Hetimi për këtë vepër penale të kalojë te strukturat e SPAK. Një prioritet shumë i madh është futja e teknologjive në votim, pra, identifikimi biometrik, votimit elektronik dhe numërimit elektronik në procesin zgjedhor. Janë një sërë nga këto procese të kontrolluara nga sjellja kriminale, qoftë zyrtarësh shtetërorë apo politikë dhe nga organizimi kriminal që janë lidhur.

Marrja e kartave të identitet për të akaparuar votat, kontrolli i votës nëpërmjet këtij instrumenti apo mohimi i të drejtës së votës janë një shembull në këtë drejtim. Ekziston dhe problemi i korrupsionit zgjedhor të komisionerëve, numërimi i votave, roli i Policisë ne zgjedhje, financimi i partive politike, transparenca e tyre… Gjykoj që këto çështje që listoj, ky Komision t’u gjejë zgjedhje”, tha dje Bylykbashi.

Por aleati i PD-së, Dashamir Shehi, kërkoi nga demokratët dhe socialistët të jepnin përgjigje për çështjen kryesore, nëse ishin dakord që të ndryshonin sistemin zgjedhor apo jo. “Për sistemin jemi mbledhur, do mbajmë këtë sistem apo do e ndërrojmë sistemin? Se ky është Komisioni, për këtë jemi mbledhur. Unë kam ardhur me shpresën që do ndërrojmë sistemin, kjo është çështja politike e madhe. Do rrimë me sistem proporcional rajonal apo do ta bëjmë proporcional kombëtar, apo maxhoritar. Çfarë është numërimi elektronik? Është çështje teknike. Për këtë çështje do biem dakord? Iku kjo, këtë çështje e mbyllim që sot madje.. Sistemi është kryesori fare, është kryefjala. Nga sistemet derivon, pjesa politike. Ne, te pjesa teknike kemi ardhur nga fatkeqësia jonë, se vjedhim votat e njëri-tjetrit”, tha dje Dashamir Shehi.

Por as Oerd Bylykbashi dhe as Blendi Çuçi nuk i dhanë përgjigje. “Besoj se z. Bylykbashi numëroi një numër të konsiderueshëm çështjesh, pavar- ësisht se ka edhe çështje të tjera.. Unë do të shtoja dhe depolitizimin e klimës në komisione zgjedhore. Dhe këtë frymë, çdokush që ka gjëra për të plotësuar axhendën, sot është dita që mund ta themi”, tha Çuçi. Bashkëkryetari i PS, Çuçi propozoi që të zgjidhen 8 ekspertë për Reformën Zgjedhore që do ndihmojnë Komisionin, por Bashkim Fino dhe Alket Hyseni kanë votuar kundër, pasi sipas tyre, po harxhohen shumë para. Por Fatmir Mediu ka ironizuar Finon duke i thënë: “Edhe kujt ju bë vonë se je kundër?”.

PANORAMA

ma.me

Next Post

Situata nga përmbytjet minut pas minute/ Evakuime në Jug; Devolli del nga shtrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In