• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në drejtësinë shqiptare, mision i përbashkët euro-amerikan

by A R
26/12/2015 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushtetuse për reformën në drejtësi, duhet të ketë vërejtur se 2 janë pikat kyçe për të luftuar korrupsionin në drejtësi dhe në çdo zyrë të shtetit. Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, për të cilën flitet shkurt, por me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion.

Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Pika tjetër kyçe ku janë varur shpresat për një drejtësi të drejtë dhe të pakorruptuar është një strukturë që do të vlerësojë integritetin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit. Kjo strukturë quhet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili përbën shtyllën kryesore të kapitullit të reformës që përcakton masat për të fituar besimin e publikut. Me këtë lejtmotiv, nëpërmjet ambasadorit amerikan Donald Lu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë bashkëautorësinë mbi reformën në drejtësi. A janë fjalët e ambasadorit amerikan fjalë të thëna vetëm në mirëbesim? Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushtetuese për reformën në drejtësi, e ka të qartë se përgjigja e kësaj pyetje është ‘Jo”.

Bashkëautorësia e reformës, e marrë përsipër nga SHBA, ka një garanci kushtetuese se çdo gjë që do të ndodhë me gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të ndodhë nën vëzhgimin dhe me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Reforma kushtetuese parashikon një strukturë të posaçme, të panjohur më parë në Shqipëri, që quhet Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere.

I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit, që do të vlerësojë sipas disa procedurave, nëse gjyqtarët dhe prokurorët janë të ndershëm dhe të aftë profesionalisht. Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt kanë kompetenca të ngjashme me anëtaret e komisionit të pavarur të kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar, përveç atyre që janë të klasifikuar, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të kualifikimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.

Po këta komisionerë me një fuqi të pazakontë a do të jenë të kontrolluar? Pyetja është pothuajse retorike. Ndryshimet kushtetuese u japin vëzhguesve ndërkombëtarë të drejtën e asaj që quhet “hulumtim i plotë” për çdo individ dhe dokumentacionin për të monitoruar procesin deri në zgjedhjen e komisionerëve. Sesa pushtet do të ketë Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbi strukturën që ka për qëllim mbarëvajtjen e një drejtësie të aftë dhe të pakorruptuar, kjo tregohet qartë dhe thjeshtë tek një nga parashikimet kushtetuese për komisionin e pavarur të kualifikimit: gjuha zyrtare e tij do të jetë gjuha shqipe dhe gjuha angleze.

TCH

Next Post

Prerja e pyjeve, Koka gjen zgjidhje te heqja e TVSH-së për importin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

PS depoziton në Kuvend pr.ligji për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale: Balancë mes funksioneve kushtetuese dhe procesit penal

February 16, 2026
Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

February 16, 2026
Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In