• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Miratohen pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve, këto janë shifrat

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi paketën financiare të shpenzimeve të pjesshme për reformën në drejtësi. Ministri i Financave Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se qeveria ka miratuar një kosto shtesë që kap vlerën e 1.8 miliardë lekëve, e cila do të shërbejë për një financim të pjesshëm që parashikon shtesë mbi pagat ekzistuese pagat për punonjësit e rinj dhe shpenzimet e pjesshme për infrastrukturën e institucioneve të reja. Kostoja për përgjithshme e për reformën në drejtësi përllogaritet nga ekspertët gati 40 milionë dollarë në vit.

Pagat
Është bërë një përllogaritje për pagat në sistemimin e gjyqësorit do të shumëfishohen. Rrogat për gjyqtarët dhe prokurorët do të nisin nga 177 000 lekë/muaj mbi 250 000 mijë lekë. Shtesa mbi pagën do të jetë 5% dhe 10% e pagës bruto mujore. Shpërblimet shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës për vete, për familjen dhe pronën do të arrijnë në masën 33 euro në muaj, shpërblimi shtesë për rritjen dhe edukimin e fëmijës 5% të pagës fillestare bruto të punonjësit në sistemimin e drejtësisë, për fëmijë deri në moshën 18 vjeç.

Në draft janë parashikuar edhe rastet kur një magjistrat del në pension. Sipas përllogaritjes një magjistrat del në pension mesatarisht në moshën 65 vjeç dhe kur është edhe koha e studimit në magjistraturë prej tre vjet konsiderohet si periudhë shërbimi, periudha mesatare e shërbimit është 40 vjet dhe për ata magjistratë që dalin në pension 70 vjeç kjo periudhë shërbimi është 45 vjet.

Sipas përcaktimit të projektligjit për çdo vit shërbimi përfitohet 1.5 % e pagës si pension suplementar dhe masa shkon në 60 % të pagës për 65 vjeç dhe 67.5 % të pagës për 70 vjeç. Norma e kontributit është 4% e pagës bruto dhe për një periudhë 40 vjeçare sasia e parave të akumuluara është 160% e pagës e pagës bruto vjetore 40 vjet X 4% baras 160% ndërsa përfitim i pensionit social me një kohë mesatare gëzimi prej 15 vjetësh shkon në 900% e pagës bruto vjetore për ata që dalin në pension 65 dhe 675% për ta që dalin në pension 70 vjeç. E thënë ndryshme për 1.6 lekë të paguar, përfitojnë 9 lekë ose 5.6 herë më shumë, nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1 mijë persona me pagë mesatare 300 000 mijë lekë në muaj është afërsisht 32 miliardë lekë.

Ministri
Ministri i Financave Arben Ahmetaj pas mbledhjes se Këshillit të Ministrave tha se qeveria ka miratuar një kosto shtesë që kap vlerën e 1.8 miliardë lekëve, e cila do të shërbejë për një financim të pjesshëm që parashikon shtesë mbi pagat ekzistuese, pagat për punonjësit e rinj dhe shpenzimet e pjesshme për infrastrukturën e institucioneve të reja.

“Këshilli i Ministrave ka kaluar nga ana financiare dhe nga anët e tjera, paketën e reformës në drejtësi, ku pikat më të rëndësishme janë financimi i reformës në drejtësi. Vlen të përmendet se ka pasur një proces të gjatë e të vështirë në negociatën me Komisionin Parlamentar të Reformës në Drejtësi. Me rëndësinë që qeveria i jep reformës në drejtësi, sot paketa kaloi e plotë, me një kosto financiare të domosdoshme prej 1.8 miliardë shtesë, në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në sistemin e drejtësisë, kuptohet në formatin financiar, të cilit i referohem unë. Për qytetarët, paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, me rritjen e numrit të punonjësve dhe mbi të gjitha, me koston e ngritjes së institucioneve të reja që janë referuar në gjithë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi. Pra, sot qeveria kaloi financimin e plotë të reformës në drejtësi. E gjithë kjo atmosferë e një reforme tejet të rëndësishme, siç është ajo e drejtësisë, natyrshëm duhet ta lidhim me imazhin e vendit dhe me përmirësimin e indikatorëve ekonomikë. Kemi thënë që reforma në vite do të reflektojë në ekonominë shqiptare, në investimet e huaja, në besimin e qytetarëve, në radhë të parë dhe në besimin e investitorëve”-tha Ahmetaj./GSH/a.k

Next Post
Deklaratat e Bashës, PS: Dibranët dallojnë takimin dinjitoz tonin nga ulërimat e PD

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare/ Sa kushton të jesh socialist në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com