• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi dhe vettingu/ Zbardhen debatet mes PS e PD në komision

by Java News
25/08/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të thërrasë më datë 30 gusht seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i vetingut.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve te marten është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pjesë e diskutimeve ka qenë prishja e konsensusit politik. Mësohet se gjatë mbledhjes, demokratët kanë theksuar se drafti i miratuar në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca në mbledhjen e Komisionit të Reformës shkel Kushtetutën dhe konventat e të drejtave të njeriut.

Mësohet se gjatë mbledhjes, në emër të PD-së deputetja Albana Vokshi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që të krijojë mundësitë që të rikthehet konsensusi politik për projektligjin e vetingut, shkruan Panorama.

“Maxhoranca, me qëndrimin e sotshëm ka shkelur konsensusin, ndaj dua t’i kërkoj zotit Meta që të krijojë mundësinë për të arritur konsensusin në këto ditë që kanë mbetur. Nuk ka kuptim ligji i vetingut pa konsensus. Ne si opozitë do të vazhdojmë të luftojmë për kushtetutshmërinë e ligjit të vetingut”, mësohet të jetë shprehur Vokshi.

Gjatë diskutimit, kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka theksuar se procesi i hartimit të ligjit të vetingut është monitoruar nga arbitrat ndërkombëtarë. Dhe propozimet e PD-së janë reflektuar në projektligj.

“Për ne është e rëndësishëm që projektligji i vetingut të miratohet brenda gushtit. Dua të them që në komision janë marrë parasysh vërejtjet e opozitës. Në Komision kemi dy arbitra të rëndësishëm, ekspertët e BE-së dhe të SHBA-ve, të cilët kanë vlerësuar të gjithë procesin”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj. Në debat ka ndërhyrë dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i cili ka shprehur habi për qëndrimin e shumicës.

Mediu mësohet të jetë shprehur se: “Ajo që nuk kuptoj është fakti se ju kërkoni amendamente për reformën dhe pasi ne i dorëzojmë ato, ju nuk i merrni parasysh dhe rasti më konkret është mbledhja e sotme e komisionit”.

Ndërkohë që Oerd Bylykbashi ka theksuar se procesi i vetingut, që pritet të zhvillohet në Shqipëri, nuk është bërë në asnjë vend tjetër të botës. Sipas tij, ligji i miratuar nga komisioni shkel Kushtetutën.

“Ligji i vetingut është shumë specifik dhe s’ka asnjë rast të tillë në vendet e botës. Ky ligj nuk duhet të shkelë Kushtetutën, gjë për të cilën kemi frikë se po ndodh në draftin që miratuat sot. Prandaj duhet të tregojmë kujdes, të mos shkelim dhe konventat e të drejtave të njeriut, dhe këtë e kemi treguar me kujdes në amendamentet tona”, mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

Ndërsa gjatë diskutimeve, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i ka ftuar palët që të shfrytëzojnë ditët që kanë mbetur për të gjetur gjuhën e përbashkët. “Është i rëndësishëm afati për miratimin e projektligjit të vetingut. Dua t’ju ftoj që të shikoni këto ditë që kanë mbetur të gjeni gjuhën e përbashkët. Ne jemi mësuar që të biem dakord edhe në 12 të natës”, mësohet të ketë thënë Meta.

Gjatë mbledhjes, PD ka propozuar që projektligji i SPAK-ut dhe ai i Prokurorisë që cenojnë lirinë e medias, të shqyrtohen në Komisionin e Medias. E njëjta procedurë të ndiqej edhe për projektligjet e tjera. Por nënkryetari i Grupit të PS-së ka kërkuar që diskutimi të mos bëhej për çështje specifike, pasi ato nuk janë detyrë e Konferencës së Kryetarëve./panorama/a.m

Next Post
Përse gratë më parë do të preferonin një darkë të shijshme sesa seks?

Përse gratë më parë do të preferonin një darkë të shijshme sesa seks?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

June 22, 2026
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

June 22, 2026
Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

Pse na i çon kosovarët herë Millosheviç, herë Kurti?

June 22, 2026
Shqiptarët nuk duan të evropianizohen por të albinizohen

Shqiptarët nuk duan të evropianizohen por të albinizohen

June 22, 2026
Pas raundit në Zvicër, Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

Pas raundit në Zvicër, Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

June 22, 2026
Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

June 22, 2026
Berisha: Protestat e fundit e kanë bërë të pashpresë sundimin e Ramës në Shqipëri

Berisha: Protestat e fundit e kanë bërë të pashpresë sundimin e Ramës në Shqipëri

June 22, 2026
Tatimet fshijnë 215 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 25 mijë biznese

Tatimet fshijnë 215 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 25 mijë biznese

June 22, 2026
E shtuna me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime

Nxehtësi përvëluese dhe reshje shiu, moti sjell surpriza në fund të qershorit

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In