• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Meta ftesë Bashës për takim: Të arrijmë konsensus brenda të hënës

by Java News
10/06/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit me dy ambasadorët e SHBA e BE Lu e Vlahutin, kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se i ka çuar një ftesë liderit të opozitës Lulzim Basha, për të patur një takim, në mënyrë që të arrihet konsensusi i reformës në drejtësi. Meta theksoi se formatin dhe vendin e takimit mund ta vendosë vetë Basha, teksa ftesës së tij, kryeparlamentari i ka shtuar se takimi do duhet bërë mundësisht brenda të hënës, pasi kohës për miratimin e reformës, po i vjen fundi.

Në lidhje me publikimin në kalendarin 3 javor të kuvendit të draftit të reformës, Meta tha se ka qenë një lapsus i administratës së parlamentit, por shtoi se tashmë prej kohësh, reforma do duhet të kishte hyrë në kalendar, pasi koha, është ajo që reformës i mungon më shumë. Sakaq administrata e kuvendit ka hequr reformën nga kalendari i punimeve të parlamentit.

“Ka qenë një keqkuptim i shërbimeve të Kuvendit, pra kjo çështje nuk është bërë pjesë e punimeve të kalendarit të kuvendtit. Gjithashtu dua tju bëj të ditur, se, si kryetar i kuvendit, i kam dërguar një ftesë zyrtare, Kreut të PD, Lulzim Basha, për tu takuar me të, në çdo kohë që ai e çmon të arsyeshme, në çdo vend që ai e çmon të arsyeshëm, por mundësisht deri ditën e hënë… Pasi jam i bindur se jemi tashmë të vonuar në kalendarin e reformës për ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi, e cila nuk është përfshirë deri tani, për arsye të mos arritjes së kompromisit përfundimtar në komisionin e posaçëm. Por ndërkohë, jemi në limitet kohore, dhe duhet të reflektojmë dhe të lëvizim sa më shpejt. Reforma do duhej të ishte përfshirë me kohë në kalendarin e kuvendit… dhe shpresoj shumë që këtë gjë ta arrijmë sa më parë, sepse miratimi i kësaj reforme në kuvendin e shqipërisë, është shumë e rëndësisshme për të rritur besueshmërinë e vendit, në mënyrë që të forcojmë argumentat, për të marrë rekomandimin për të hapur negociatat me BE….

Takimi mes meje dhe Bashës është kërkuar nga unë si takim zyrtar, që do thotë nuk është informal, jam shumë fleksibël për gjithcka që ka të bëjë me vendin, formatin, dhe me cdo element tjetër, por nuk jam fleksibël te koha, në mes të natës, pa u gdhirë mirë, por mundësisht deri të hënën… ”- tha Meta.

Meta për akuzat e Ramës dhe Tahirit për gjyqtarin Aliaj: Për fat të mirë nuk kam qenë në Tiranë

Në lidhje me akuzat që ka bërë Kryeministri Rama dhe Ministri Tahiri në lidhje me gjyqtarin Aliaj, i cili vendosi për pezullimin e kreut të policisë Çako, Ilir Meta tha se për fat të mirë nuk ka qenë në Shqipëri, ditët kur janë bërë akuzat.

“Për fat të mirë nuk kam qenë këtu dhe nuk do të dëshiroja të dëgjoja shkëmbim akuzash midis përfaqësuesve të institucioneve… Ne jemi një vend demokratik, synojmë të forcojmë shtetin e së drejtës dhe një nga parimet bazë është ai i balancës dhe pavarësisë së institucioneve. Çdo institucion duhet të jetë shembull për zbatimin e ligjit.”- deklaroi Meta.

I pyetur për qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që reforma të bëhej me konsensus, Meta tha se nuk dëshironte të komentonte për këtë, pasi sot kishte dalë në konferencë ekskluzivisht si kryetar i Kuvendit./ java /a.k

Next Post

Rama: Fusha e Kryeministrisë në dispozicionin, për këdo që do të shohë Euro 2016

Comments 1

  1. albatros says:
    10 years ago

    Rama apo meta do takohet me Bashen?Ju doni te jepni lajmin sa me pare por kete rast nuk po merret vesh kuptimi I lajmit

    Reply

Leave a Reply to albatros Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In