• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Ligji për SPAK u miratua, por duhet ende kohë që të nisë misionin

by A R
20/10/2016 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të duhen dy javë për botimin në Fletoren Zyrtare të ligjit për strukturën e posaçme kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit (SPAK) që të hyjë në fuqi.

Por ndërkohë do të duhen qindra ditë që të nisë puna e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërsa SPAK është miratuar dhe dekretuar, nuk është miratuar ende në Parlament ligji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nën varësi të të cilit janë përcaktuar strukturat e posaçme hetimore.

Mban numrin 95 dhe ka 58 nene… Fjala është për atë që tashmë njihet si ligji për SPAK.

Sfidën kombëtare të çrrënjosjes së korrupsionit do ta kenë në dorë vetëm 10 prokurorë, ata që do t’i kalojnë me sukses filtrimin e pasurisë dhe figurës së kulluar dhe trajnimin e specializuar nga FBI-ja amerikane…

T’u dridhen gjunjët zyrtarëve të lartë para se të mendojnë të bëjnë korrupsion apo të merren me krimin e organizuar.

Ky është qëllimi, pse me ligjin që hyn në fuqi në fillim të nëntorit, Shqipëria do të ketë gjykatë dhe prokurori të specializuar dhe bërthamën kryesore të sulmit ndaj zyrtarëve të lartë, Byronë Kombëtare të Hetimit.

Gjykatat e posaçme, përcakton neni kushtetues, gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave dhe zv.ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushteteuse dhe asaj të Lartë, prokurorit të Përgjitshëm, inspektorit të Lartë Të Drejtësisë, kryetarit të Bashkisë, deputetit, anëtarit të KLGJ e KLP, dhe drejtuesve të institucioneve qëndrore dhe të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Por i motivuar dhe ky si gjithë reforma në drejtësi, nga urgjenca kombëtare për të pastruar gjyqësorin nga të korruptuarit, ky është një ligj që detyron fillimisht gjykatësit dhe prokurorët, si dhe këdo që pranon të aplikojë për të punuar në SPAK dhe BKH, që të dorëzojnë të drejtat e tyre, në emër të së mirës kombëtare, raporton ABC News.

Në proçesin e filtrimit të imte përmes vetëdeklarimeve dhe verifikimve ata firmosin deklaratën përkatëse me shkrim për heqjen dorë nga e drejta e tyre për pritshmëri për privatësi (jetë private) në telekomunikimet e tyre dhe në të dhënat financiare.

Pyetja është kur nis nga puna?

E vështirë për një datë fikse, pasi do të duhen muaj të tërë për t’u ngritur fillimisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që emëron prokurorët e posaçëm dhe drejtuesit e BKH-së.

Por ndërkohë ligji për KLP-në ende nuk është miratuar nga Kuvendi.

Ndërsa në këtë ligj për SPAK që brenda pak ditësh hyn në fuqi, një afat e ka llogaritur vetë ligjvënësi në dispozitat kalimtare.

Aty flitet për mesnatën e ditës së 300-të nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Është një afat kur supozohet vënia e SPAK dhe BKH në funksion dhe transferimi i veprave të krimit e korrupsioniti nga Krimet e Rënda tek strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Do të jetë një komision me ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ligji garanton pavarësi dhe autonomi për prokurorët e posaçëm të cilët nga ana tjetër kur kanë dyshime të arsyeshme për kryerjen e një vepre penale, hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të Prokurorisë së Posaçme ose gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./a.m.

Next Post
“Super biçikleta Android” e prezantuar nga LeEco (FOTOT)

“Super biçikleta Android” e prezantuar nga LeEco (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com