• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma komentohet dhe nga Sadija: Aty janë të gjithë të korruptuar

by Java News
11/01/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gruaja e Shkelzen Berishes ka komentuar sefundmi edhe zhvillimet politike ne Shqiperi. Ne nje postim te gjate ne Facebook, Sadije Berisha ngre pyetjen se ‘kush do ta zbatoje reformen kur vjen puna tek te korruptuarit”.

Postimi i plotë:

“Korrupsion, korrupsion…antikorrupsiona, luftë kundër korrupsionit?!

Sa e lodhur duke lexuar lajmet nga Shqipëria.

Të njëjtat gjëra, të njëjtët njerëz, asnjë ndryshim në dukje, thjesht një ditë tjetër.

Shoh një tavolinë rrumbullake ku gjithë partitë dhe anëtarët e saj përfshihehn, të kuqe, rozë, dhe të tjerë janë ulur bashkë duke bërtitur : Unë jam kundër korrupsionit!!

Por nëse sheh më qartë nën tavolinë, ata të gjithë kanë njërën dorë në xhepin e personit që kanë në krah.

Secili nga ta ka dorën në xhepin e dikujt tjetër, të mbushur me korrupsion.

Pyetja ime është: Kush do t’i fusë në burg?!

Kush do të rrëzojë kë?

Ata e dinë të gjithë se nëse njëri rrëzohet, do të marrë me vete gjithë të tjerët, një efekt domino më i madh se një cunami.

Ku do t’ia nisni pra?

Le të marrë gjenerata e re pushtetin, tonë ata.

Por cila gjeneratë? Ajo që ndjek të vjetrën?

Gjenerata që ka mësuar se korrupsioni është një gjë e mirë?

Gjenerata prindërit e të cilëve kanë paguar mësuesit për nota më të mira për fëmijët që nuk i meritonin.

Policët e korruptuar që mbushin xhepat me gjoba të kota, ashtu siç më ka ndodhur edhe mua.

Kam përjetuar vetë se çfarë është në gjendje të bëjë një mjek apo një infermiere e korruptuar.

Apo organizatat që abuzojnë me fonde të destinuar për njerëzit në nevojë.

Elita e re e cila ka mbaruar universitetin me nota të pamerituara, dhe jeta e të cilëve ka qenë gjithmonë e mbrojtur nga paret apo autoriteti i prindërve.

Një gjeneratë e cila ka prindër hiperprotektivë dhe të lidhur me pushtetin. Që bëjnë të pamundurën që fëmijët e tyre të mos mësojnë kurrë se çfarë është shkaku dhe pasoja.

Një gjeneratë pa aftësinë empatike.

Media e cila kthehet nga drejtimi i erës dhe shpesh janë akuzuar për korrupsion.

Televizionet që mbështesin gjithmonë pushtetin dhe personat nga të cilët mund të përfitojnë diçka.

Diplomatët apo ambasadorët që përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes me lëvizjet e tyre.

Do ishte mirë që të gjithë këta aktorë të bënin diçka, një “sakrificë” për të na bindur.

Kjo do të lehtësonte njerëzit e pafuqishëm dhe të lodhur.

Nuk ka një sistem ligjor.

Jepi një gjykatësi një dhuratë dhe është e sigurt që nuk do ta refuzojë, dhe ti mund ta fitosh çështjen!

Jepini pra, ushqejeni rininë me lajme shoubizi dhe gossip.

Bëjini ata të kenë zili ndaj elitës, t’i ndjekin dhe të jenë si ata.

Mësojuni si bëhet korrupsioni dhe gënjeshtra, dhe nëse jeni me fat mos bëni pyetje.

Thjesht shijoni luksin dhe privilegjet që të sjellë kjo gjë.

Dhe shqiptarët e shkretë do t’iu ndjekin, do t’iu duan dhe do t’iu admirojnë”, shkruan Sadije Berisha.

Next Post

Mikrovala, zbulimi i madh që mbahej "sekret ushtarak" gjatë Luftës 2-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In