• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mikrovala, zbulimi i madh që mbahej “sekret ushtarak” gjatë Luftës 2-të

by Lorenc Vangjeli
11/01/2016 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nganjëherë, ndodh që përparimet teknologjike në një fushë mund të kenë vlera shumë më të mëdha nga sa parashikohet. Këto përparime mund të ndryshojnë botën dhe ndoshta ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve më të mëdha. Një rast i tillë, që daton nga Lufta e Dytë Botërore, shënon 75 vjetorin këtë vit.

Furra me mikrovalë përdoret pothuajse në të gjithë botën por pak e dinë që një pjesë e rëndësishme e saj ka qenë sekret ushtarak, transmeton voa.

Situata në Evropën e 1940-s ishte e dëshpëruar. Gjermanët përgatiteshin të pushtonin Britaninë ndërsa nëndetëset e tyre godisnin furnizimet amerikane.

Shtatorin e atij viti, një delegacion shkencëtarësh të rëndësishëm britanikë udhëtuan drejt Amerikës për të kërkuar ndihmë në zbatimin e disa zbulimeve sekrete, si llampa elektronike që mund të krijojë rrezatime mikrovalore, dhe që shërbente për të ndërtuar radarë më të mirë.

Larry Schuette punon për Zyrën Detare Amerikane të Kërkimeve.

“Avantazhi i radarit mikrovalor, që na lejoi të përdornim antena parabolike, ndryshoi rrënjësisht radarin nga frekuencat e ulëta tek ato të larta.”

Një tub i quajtur zgavër magnetron bëri që radarët të bëjnë dallimin mes avionëve dhe nëndetëseve duke mundësuar ndryshimin e situatës ushtarake.

Ndërsa kursi i luftës po ndryshonte, magnetroni ndryshoi edhe mënyrat e gatimit në kuzhinë në mbarë botën duke sjellë mikrovalën e sotme.

Një grup shkencëtarësh ushtarakë dhe civilë nga Britania, Amerika dhe Kanadaja u mblodhën kohët e fundit në Uashington për të përkujtuar misionin që solli sekretet në Shtetet e Bashkuara. Ata rikonfirmuan angazhimin për bashkëpunim në kërkimin e teknologjive të reja që mund të aplikohen në jetën e përditshme. Admirali Mathias Ëinter është Shef i Kërkimeve ushtarake Detare.

“Po bëjmë kërkime në fushat e energjisë së lartë, densitetit dhe fusha të tjera jo vetëm për armët por edhe për ruajtjen e energjisë apo përdorimit në anije dhe objektet tokësore.”

Ndoshta, një prej këtyre zbulimeve do të ndryshojë kursin e ngrohjes globale në të njëjtën mënyrë sikurse magnetroni solli ndryshimin e kursit të Luftës së Dytë Botërore.

Next Post

Avionët rus bombardojnë shkollën në Siri, vriten 12 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In