• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

by Preç Zogaj
27/07/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

As fantazia më e shfrenuar nuk mund të konceptojnë një sistem zgjedhor kaq deledash si ky që votoi Kuvendi i Shqipërisë dje. Nuk ia gjen shokun në asnjë vend normal të planetit.

Një e treta e listës së deputetëve në çdo çark do të emërohen nga kryetarët e partive. Për ta nuk do të aplikohet vota preferenciale; ata nuk do të votohen edhe me emër, siç u bë në zgjedhjet e para katër viteve. Në këtë pikë “reforma e re” ka bërë një hap domethënës prapa.

Një e treta e listës janë patricët e partive. Ata janë më të parë se të barabartët. Ata nuk mund të “të ndyhen” me votë nominale nga populli.

Me këtë gjetje, kasta Berisha-Rama ka vrarë me një gurë dy zogj:

Së pari, u krijon mundësi secilit të emërojnë nga zyra një listë të sigurtë besnikësh të prerjes lepe-peqe.

Së dyti – kjo mund të jetë e para në fakt-  shmangin bezdinë e ballafaqimit me numrin diskretitues të votave nominale që do të merrnin ata vetë, servilët dhe lakejtë e tyre. Duke e ditur se lakejtë neveriten jo vetëm nga shumica popullore, por edhe nga shumica në kazermat e tyre partiake.

Tani që e mbyllën listën në pjesën e epërme janë të qetë. Dhe as janë shqetësuar fare se duke i ndarë kandidatët në të nënës dhe të njerkës, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje do të jetë më i ulët.

Pjesëmarrja duhej të ishte shqetësimi kryesor i PD-së së Berishës, duke qenë se kjo parti e ka dukshëm më të vogël se PS e Ramës kazermën politike që voton symbyllur. Në çdo element të saj strategjia elektorale e PD-së dhe mbarë opozitës duhej të rrihte në një pikë: si të çonte në kutitë e votimit sa më shumë zgjedhës nga shumica popullore antiqeveritare. Listat e hapura nga fillimi në fund do të kishin qenë motivuese në këtë aspekt. Gara e shëndetshme brenda llojit do të kishte çuar më shumë zgjedhës në kutitë e votimit.

Duke i mbyllur në pjesën e kreut e duke i hapur në pjesën e bishtit gjasat janë që PD të ketë firo edhe nga blloku i militantëve. Është naivitet të mendohet se ”plebenjtë” do të hidhen në flakë e do të shqyhen me njëri-tjetrin për të rinovuar rrogat e deputetëve të emëruar.

Shpjegimet e Oerd Bylykbashit dhe Damian Gjiknurit, zëdhënës  respektivë të Berishës dhe Ramës, nuk vlejnë as si gjethe fiku për të mbuluar të çarat ashiqare të kompromisit. Dakord që për kuotat e gjinisë femërore përligjet njëfarësoj lista e mbyllur, megjithëse kjo dhuratë nuk besoj se u pëlqen  dhe u shërben shumë grave të angazhuara për të luajtur një rol në politikë. Po për burrat që do të përfitojnë gratis më shumë se gratë nga listat e mbyllura çfarë përligje ka? Shpjegimi se këto vende do të jenë për “akademikët” është më shumë se qesharak, i kërkuar, demagogjik.

Kur të bëhen listat do të shohin se lista e mbyllur është leva e kontrollit absolut, si asnjëherë tjetër, e grupit parlamentar nga kryetari. E shndërrimit të deputetëve thjesht në numra. Si në parlamentet ku sundon autokracia. Me dallimin se ndërsa në Rusi fjala vjen sundon një autokrat si Putin, në vendin  tonë kemi sistemin e pashoq të autokracisë me stafetë: e merr njëri, bën barrë dhe ia kalon tjetrit.

Askush nuk duhet të çuditet që dy krerët e dy partive aktualisht kryesore arritën deri këtu. Kompromisi i tyre plot të çara lexon të vepruarit e tyre si një shumësi e vetme përballë rreziqeve të përbashkëta. Kompromisi i tyre shpreh përparësinë e tyre të re në periudhën që jetojmë: që është shtrëngimi i radhëve dhe  bashkëveprimi si trup i vetëm kundër sundimit të ligjit dhe ndëshkueshmërisë në sferat e larta, kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut dhe lidhur me të gjithë këto edhe kundër rolit aktiv të SHBA-ve.

Një mori aferash të hetuara dhe në proces e kanë alarmuar kastën e korruptuar. Rrethi sa vjen e shtrëngohet. Çështja e marrjes së pushtetit nuk është përparësi për Berishën. Sipas projeksionit të marrëveshjes së djeshme pushtetin do të vazhdojë ta ushtrojë Rama dhe ky nuk është problem për sa kohë Rama ka hyrë në të tilla telashe sa të përfundojë në një varkë me Berishën dhe të jetë ai, Rama, promotori i nismave që synojnë të frenojnë llogaridhënien, ndëshkueshmërinë e tjerë.

Çështja madhore që i bashkon të dy krerët është pikërisht kjo: shmangia e hetimeve, e llogaridhënies.

Imediatisht, marrëveshja e kompromisit kërkon t’u përcjellë prokurorëve kurajozë të SPAK-ut me Dumanin në krye dhe gjyqtarëve ta pandikuar nga politika mesazhin se ne jemi e do të jemi këtu për vite e vite, përballë jush, mbi ju sapo të lëvizin paksa balancat ndërkombëtare në favorin tonë, ndaj thirrini mendjes, bëjini vetë llogaritë, partnerët ndërkombëtare venë e vinë, ne mbetemi.

Përveç SPAK-ut që nuk impresionohet nga këto lloj mesazhesh, kasta ka dy pengesa të mëdha për të dalë aty ku do: SHBA dhe publikun shqiptar.

SHBA nuk do të lëshojnë pe nga premtimi i tyre dhënë popullit shqiptar. SHBA nuk mund të dështojnë në Shqipërinë mike. Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Ata që  presin braktisjen e angazhimeve amerikane janë në iluzion dhe do të zhgënjehen keq. Edhe për ujin nën rrogoz dhe sterkëmbëshat nën rrota ndaj saj.

Sa i takon popullit, kjo është një çështje që do vijë duke u sqaruar  gjithnjë e më shumë me afrimin e zgjedhjeve. Le të kujtojmë se në preambulën e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shkruhet: “Ne, populli i Shqipërisë… vendosim këtë kushtetutë”. Në kushtetutën e vendosur nga populli në vitin 1998 kishim  sistemin elektoral mazhoritar me korrektim proporcional ku njëqind deputetë zgjidheshin me emër, ballëpërballë dhe ku zgjedhësit e njihnin deputetin e tyre. Me ndryshimet  Berisha-Rama të vitit 2008 dhe me këto të fundit të vitit 2024, preambula e lartpërmendur mund të lexohet kështu: Ne, populli i Shqipërisë që nuk na llogarit njeri. Jo vetëm për ligjin zgjedhor. Për asgjë.

Sado t’i qajmë hallin se nuk ka mundësi të ndryshojë fatin e vet, populli nuk ka humbur ende mjetin që lëviz historinë: votën e fshehtë. Në fund të fundit  janë zgjedhësit që do të vendosin të shkojnë përpara apo të kthehen prapa në regjimin e pandëshkueshmërisë. Sfida është përpara.

Next Post
Kronikë për dy të tretat!

Kronikë mbi garën për të zëvendësuar Linditën e të tjera ndezullira!

Comments 2

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Po pse o Preç bëni sikur nuk kuptoni, për mua nuk doni ta besoni, por e vërteta është që elektoratit është me kryetarin e më pas me partinë. Simbol i kësaj tëvlrtete është Saliu i PD-së. Pra një non grada i dorëhequr 19 vite para arriti që pas përjashtimit të rimarrë gjithë partinë dhe të gjunjëzojë 50 deputetë të saj. Cili kandidat i pd-sl do Martë mandat i pavarur nga kryetari? Cili? Them se 1/3 është logjike. Më pas pas 4 vjetësh të shkojë në 1/4 derisa të bëhen të barabartë të gjithë deputetët para popullit.

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Po pse o Preç bëni sikur nuk kuptoni, për mua nuk doni ta besoni, por e vërteta është që elektoratit është me kryetarin e më pas me partinë. Simbol i kësaj të vërtete është Saliu i PD-së. Pra një non grada i dorëhequr 10 vite para arriti që pas përjashtimit të rimarrë gjithë partinë dhe të gjunjëzojë 50 deputetë të saj. Cili kandidat i pd-së do marrë mandat të pavarur nga kryetari? Cili? Dhe 1/3 është logjike. Më pas pas 4 vjetësh të shkojë në 1/4 derisa të bëhen të barabartë të gjithë deputetët para popullit..

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In