• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reflektim për rezultatet e PISA 2025 dhe pak më gjerë…

by Ardi Stefa
16/11/2025 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka publikuar rezultatet përfundimtare të testimeve të vitit 2025, ku Shqipëria është renditur në vendin e 69-të nga 80 vende pjesëmarrëse.

Rezultatet e PISA 2025 nuk janë thjesht një lajm i keq. Janë një shuplakë kolektive. PISA 2025 na e tha troç atë që ne bëjmë sikur s’e dimë: sistemi ynë arsimor është në kolaps. Një diagnozë e ashpër e një sistemi arsimor që prej vitesh mbahet gjallë vetëm me optimizëm të rremë, deklarata boshe dhe një heroizëm të heshtur të disa mësuesve që ende besojnë se dija ka vlerë. Jo i rrëzuar rastësisht, por i rrëzuar me duart tona. Me indiferencën, me hipokrizinë, me gënjeshtrat tona të përditshme.

Kush e ka fajin?

Shkolla? Shkolla ka mbetur peng i reformave të bëra në letër, i teksteve të dobëta, shpesh të përkthyera keq, i metodikave që nuk funksionojnë dhe i atyre që e shohin jo si profesionist… Një mori udhëzimesh të paqarta, modele ditaresh, planesh, tabelash, SMIP-i… Po të mateshin rezultatet e dokumenteve, Shqipëria do ishte kampione e Europës. Por kur matet dija…, në fund fare.

Prindërit, që kërkojnë vetëm notën, jo dijen. Që e shohin shkollën si vend ku “fëmija të mos mendojë shumë”, por të kalojë klasën me sa më pak mund; apo si një vend “parkimi” i fëmijës për disa orë, që ata të jenë të lirë. Prindërit kërkojnë nota të larta për fëmijë që mezi lexojnë dy paragrafë dhe protestojnë për çdo notë, apo një lapsus të mësuesve, por jo për faktin që fëmija i tyre nuk ka hapur libër me muaj. Dhe harrojnë se edukimi nuk është shërbim me porosi, por një përpjekje e përbashkët.

Shoqëria? Media? Ato promovojnë modelet më të gabuara: të pasurit pa punë e të pashkollë, të famshmit pa vlera, të fortët pa kulturë. Nxënësi shqiptar sot rritet me mesazhin se shkolla nuk i duhet, se mjafton një video virale për t’u ndjerë i suksesshëm. Pastaj presim që fëmijët tanë të respektojnë dijen? Po si, kur vendi i ka vënë në piedestal padijen?

Universitetet? Të cilat prej 2006 e këtej hapën degët e mësuesisë për maturantët me mesatare 6.5, mesatare nën minimumin e dinjitetit arsimor sot e profesional nesër. Këtu nisën të prishen themelet. Dhe këta që morën degët e mësuesisë, sepse nuk fitonin asnjë degë tjetër më pas do të “mësojnë e edukojnë” brezat e ardhshëm. Me një fjalë: ne po korrim atë që kemi mbjellë.

Nxënësit? Nxënësit nuk kanë më motivim, sepse sistemi nuk u jep arsye ta kenë. Sistemi u ka mësuar një të vërtetë të hidhur: nota blihet me presion, nuk fitohet me mund. Respekti për mësuesin është “opsional” dhe “demode”. Disiplina quhet “shkelje të drejtash” dhe “diktaturë”. Dhe askush s’ua thotë troç se kështu nuk shkohet askund.

Mësuesit? Mësuesit janë shndërruar në robotë dokumentacioni dhe janë zhytur në një det udhëzimesh të paqarta, planesh e ditaresh, korrigjimesh, plotësimi të SMIP-it, komunikimi të përditshëm me prindërit që kanë vetëm një funksion: t’ua zënë të gjithë kohën, t’u thithin të gjithë energjinë aq sa të mos merren dot as me fëmijët e familjet e tyre. Pa të drejtë fjale. Se çdo fjalë thënë një nxënësi konsiderohet bullizim. Pa të drejtë autoriteti. Pa të drejtë të vendosin notën që nxënësi meriton, të nxjerrin një nxënës nga klasa, të kërkojnë mbështetje. Sepse një mësues sot ka vetëm detyra, asnjë të drejtë. Mësuesit sot nuk mund të thonë: “Ky nxënës nuk punon”. Sepse mbi ta rri gjithmonë një drejtori, një prind, një institucion, një kërcënim fizik apo edhe me vendin e punës. Dhe mësuesi është ai që mban përgjegjësinë për çdo dështim shoqëror, që nga analfabetizmi funksional te mungesa e kulturës qytetare. Pse? Sepse është hallka më e dobët e zinxhirit të sistemit arsimor të kalbur e në kolaps.

Në mesditë, mësuesi shkon në shtëpi me fletoret për të korrigjuar, për të bërë ditarin dhe me ndjenjën e një misioni që askush nuk e vlerëson më. Politikanët flasin për arsim “cilësor”, por fëmijët e tyre studiojnë jashtë. Ministrat bëjnë fushata për “arsim profesional”, por nuk dërgojnë asnjëherë fëmijët e tyre në shkolla profesionale.

Dhe pastaj habitemi pse jemi në fund të PISA-s.

Sepse po marrim pikërisht aq sa kemi dhënë: asgjë.

Të rinjtë tanë nuk janë të paaftë. Janë viktima të një sistemi të prishur. I kemi zhytur në konfuzion, i kemi bombarduar me kërkesa të kota, i kemi rrethuar me modele të rreme dhe pastaj i gjykojmë pse nuk “dalin mirë në teste”.

Pyetja e fundit dhe më e dhimbshme: A ia vlen të jesh mësues sot në Shqipëri?

Nëse je gati të punosh në heshtje, shpesh pa respekt, pa mirënjohje, pa mbështetje dhe me një sistem që të lodh më shumë se vetë profesioni, atëherë…

Shqipëria nuk mund të mbijetojë pa mësues, paçka se mësuesia aktualisht është heroizëm dhe jo profesion. Pa ata që ende besojnë se dija ka vlerë dhe që, gjithsesi, përpiqen. Pa ata që, megjithë gjithçka, nuk dorëzohen, kundër sistemit, kundër indiferencës, kundër mungesës së respektit, kundër kaosit. Dhe e bëjnë vetëm sepse ende besojnë se një fëmijë mund të shpëtojë edhe nëse sistemi është i humbur.

Por,… në Shqipëri nuk ia vlen më të jesh mësues…

Next Post
Gjenden 10 detonatorë në Leposaviç, Sveçla akuzon Serbinë se po planifikon sulme terroriste

Gjenden 10 detonatorë në Leposaviç, Sveçla akuzon Serbinë se po planifikon sulme terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In