• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën

by Eduard Zaloshnja
19/07/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga deklarata e mbrëmshme e Ramës për 94 votat pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan, kuptohet që ai ka marrë garanci nga 64 deputetët e PS-së se do ta votojnë atë. Nga deklarata e Metës në emisionin “Opinion” për  votat e LSI-së që janë në Uashington, kuptohet që 20 deputetët e saj do të votojnë pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan. Për të arritur në shifrën 94 vota, duhen edhe 5 votat e PDIU-së, 1 votë e PBDNJ-së, 2 vota të demokristianëve, dhe 2 vota nga opozita.

Por kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi sot se, në qoftë se nuk miratohet reforma në Kuvend, ajo duhet të kalojë në një referendum popullor. Këtë gjë ai e tha ndërkohë që Ambasadori Donald Lu deklaroi sot: “Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata.”

Berisha, i cili nuk është aktualisht në një gjatësi vale me Ramën dhe Metën, mbetet të jetë i vetmi udhëheqës politik që i drejtohen fjalët e Ambasadorit Lu (Basha është thjesht lajmësi i tij). Dhe propozimi i Idrizit për të është një komardare e rënë nga qielli. Pavarsisht se Idrizi mund ta ketë bërë këtë propozim për t’u dukur interesant (apo thjesht ka kopjuar sugjerimine djeshëm të  Fleckenstein-it), ai krijon idenë se nuk përbën problem mosmiratimi i reformës më 21 korrik.

Por në fakt përbën problem!

Një referendum për reformën është referendum kushtetues, dhe si i tillë ka një procedurë të gjatë, që mund të zgjasë edhe më shumë se dy vjet. Për më tepër, procesi mund të mos fillojë fare, sepse duhen 94 vota në Kuvend, për ta filluar procedurën.  Po aq sa për ta miratuar reformën më 21 korrik.

Dhe Berisha i di të gjitha këto (edhe nëse i ka harruar, ia kujton Bylykbashi). Ai do ta përhapë idenë që “nuk bëhet qameti”, nëse nuk votohet reforma më 21 korrik sipas versionit euroamerikan, sepse mund ta votojë “sovrani” në referendum. Ai do ta përdorë edhe këtë komardare, në mënyrë që asnjë nga deputetët e opozitës të mos e votojë refomën pasnesër.

“Mbijeto sot, se nesër s’dihet ç’ndodh” duket se ka qenë lajtmotivi i jetës politike të Berishës në çerek shekullin e fundit…

Next Post

UKT nis investimin për Njësinë 4, përfitojnë 12 mijë banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

September 28, 2026
Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

September 28, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

September 28, 2026
Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com