• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

by A. Q
28/09/2026 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si një nga goditjet e tij të famshme të dënimit, që mund të ndryshonin drejtim në mënyrë të paparashikueshme, edhe jeta e Roberto Carlosit mori papritur një tjetër kthesë.

Ato goditje dënimi të frikshme, që e bënë të njohur në mbarë botën, tashmë i kanë lënë vend një tjetër realiteti: një katastrofe financiare që vetë legjenda braziliane ka rrëfyer. Miq të rremë, agjentë mashtrues dhe familjarë dinakë i boshatisën llogaritë bankare. Roberto Carlos mbeti pa asnjë qindarkë.

Përballë këtij kapitulli të hidhur të jetës, ndryshon edhe portreti i këtij “djali të përjetshëm” – sot 53 vjeç – i cili duket sikur është plakur papritur.

Dikur ishte ai fëmija i madh i futbollit, me buzëqeshjen e përhershme dhe fytyrën e një djaloshi që nuk u rrit kurrë, duke shijuar çdo moment në fushën e lojës. Sot, pas viteve kur vraponte pa pushim përgjatë krahut të majtë, ai duket sikur qëndron përballë një qielli të mbushur me re të zeza, ku stuhitë nuk kanë të sosur.

TROFE DHE FËMIJË

Dhe tani, merrni frymë thellë: 11 fëmijë të njohur zyrtarisht nga 7 gra, 2 martesa dhe 2 foto-kujtime me të zgjedhurat e tij; 8 skuadra me fanellën e të cilave luajti si futbollist dhe 5 të tjera që i drejtoi si trajner, pa sukses; 25 trofe në vitrinë, mes tyre 3 Champions të fituara me Real Madridin dhe Kupën e Botës me Brazilin; 125 ndeshje me Seleçaon, i dyti në historinë e kombëtares pas Cafus; 137 km/h, shpejtësia e regjistruar nga një prej goditjeve të tij të famshme në miqësoren Francë–Brazil, në Lion, në vitin 1997; 11 vjet në Madrid, ku e kërkoi Fabio Capello; 527 ndeshje me fanellën e Real Madridit, më shumë se çdo futbollist tjetër i lindur jashtë Spanjës; 3 Kupa Bote të luajtura (1998, 2002 dhe 2006), ndërsa shumë më tepër kanë qenë lotët për atë që nuk e luajti në vitin 1994, kur trajneri i Brazilit i preferoi Branco; 3 gishtërinj të këmbës së majtë me të cilët godiste topin për t’i dhënë efektet më të paparashikueshme; 12 vjeç ishte kur, i lindur në varfëri në Garça, në shtetin e São Paulos, nisi të punonte në një fabrikë tekstilesh; 10 miliardë lireta shpenzoi Moratti në vitin 1995 për ta sjellë te Interi; 9 milionë në sezon ishte paga e kontratës dyvjeçare e gjysmë që arriti t’i marrë pronarit të Anzhit, Kerimov, kur në moshën 38-vjeçare vendosi të transferohej atje.

RONALDO FENOMENI

Dhe lista vazhdon: 30 sekonda ankth që i ngrinë gjakun në vena, kur, pasi u zgjua nga rënkimet dhe ishte i pari që u kthye nga krevati ku flinte, kuptoi se shoku i tij i madh, Ronaldo Fenomeni, nuk ishte mirë. Jo, nuk bëhej fjalë për një krizë epileptike, siç u aludua në atë kohë.

Ngjarja ndodhi në prag të finales së Botërorit 1998 mes Francës dhe Brazilit. 42 vjeç ishte kur i dha fund karrierës, pas 24 vitesh në futbollin profesionist; më pak se 11 sekonda i duheshin në ditët e tij më të mira për të përshkuar 100 metra; 1 asist  i paharrueshëm në historinë e Championsit, ishte ai për goditjen fantastike fluturimthi të Zinedine Zidane kundër Bayer Leverkusenit, në natën e triumfit të Real Madridit. 15 vjeç ishte kur, sipas një akuze shumë të rëndë të televizionit gjerman ARD, nisi të përdorte substanca dopingu për të “fryrë” masën muskulore, nën kujdesin e mjekut brazilian Julio Cesar Alves, një prej emrave më të përfolur të mjekësisë sportive në Brazil në atë periudhë. Ai i mohoi të gjitha akuzat dhe kërcënoi me padi, por çështja u shua pa pasur nevojë të përfundonte në gjykatë.

Dhe në fund, 160 milionë euro – shuma që Roberto Carlos thotë se ka fituar gjatë karrierës së tij në futboll dhe që, sipas rrëfimit të tij, i janë zhdukur nga llogaria bankare. Puff! Si një re tymi, duke lënë pas vetëm gjurmët e një historie të pabesueshme: nga një kampion i pasur deri në majë, në një njeri që mbeti pa asnjë qindarkë.

VËSHTIRËSITË FINANCIARE

Në fillim të vitit 2025 qarkulloi lajmi se, pikërisht në ditët kur po ndahej nga gruaja e dytë dhe ishte në pritje të gjente një sistemim të ri, Roberto Carlos i kishte kërkuar Real Madridit t’i mundësonte përdorimin e një dhome në qendrën stërvitore.

Braziliani e mohoi menjëherë lajmin, me një zemërim që nuk linte vend për dyshime. Por tani është vetë ai që rrëfen për vështirësitë e rënda financiare që e kanë përballur me një situatë krejt të papritur. Ia ka dalë gjithmonë të gjente një zgjidhje dhe, me siguri, do t’ia dalë edhe kësaj here. Në kohën e Real Madridit, Roberto Carlos ishte i pranishëm rregullisht në festat që organizonte miku i tij Ronaldo.

Të dy njihen që prej vitit 1992, kur ishin ende dy djem që ëndërronin lavdinë në futboll. E paharrueshme është një prej atyre netëve në vilën e Fenomenit: futbollistët e Realit, bashkë me gratë, partneret dhe të fejuarat e tyre, po shijonin aperitivët në perëndim të diellit, kur në portë u shfaq një autobus që, me borinë, kërkonte të futej brenda. Në autobus ndodheshin rreth dhjetë vajza, të ftuara posaçërisht nga Fenomeni. Roberto Carlos ka treguar me humor:

“Kam fjetur më shumë net me të sesa me dy gratë e mia.”. Më vonë, shokët e skuadrës te Real Madrid treguan se, të gjendur në një situatë disi të sikletshme – në fund të fundit, ishin aty me gratë e tyre – pothuajse të gjithë u larguan, duke përshëndetur me nxitim të pranishmit dhe duke u larguar përpara se festa të shndërrohej në një rrëmujë të vërtetë.

Të vetmit që qëndruan, madje disi të habitur, ishin Ronaldo dhe Roberto Carlos. Por këtu hyjmë tashmë në territorin e legjendës së paverifikueshme: të dy nuk u trembën dhe, edhe pse ishin në inferioritet numerik, me një “ndjenjë admirueshme detyre”, e çuan “ndeshjen” deri në kohën shtesë.

KËMBA E MAJTË

Po flisnim pak më parë për goditjen e tij si rrufe. Topi i goditur me të majtën, me atë këmbë vrastare që dilte nga një palë kofshë të stërstërvitura, të forta si mermeri, me përmasa rekord: perimetri i kofshëve varionte nga 66 deri në 68 centimetra, nga njëra këmbë te tjetra.

Vite pas asaj goditjeje të famshme të dënimit në Lion, një ekip fizikantësh francezë u përpoq të analizonte fuqinë e goditjes, gravitetin, rezistencën e ajrit, madje edhe dinamikën e plumbave dhe një sërë faktorësh të tjerë, në një përpjekje të dëshpëruar për të zbuluar sekretin e asaj goditjeje të jashtëzakonshme.

Por edhe shkenca u dorëzua përballë fakteve. Sekreti i asaj goditjeje mbeti i pazbuluar. Një nga misteret e shumta që shoqërojnë Roberto Carlosin.

Next Post
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com