• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reali: Nuk duam të luajmë ndeshjet e La Ligas në SHBA

by Java News
24/09/2018 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reali refuzon mundësinë që të luajë ndeshje të La Ligas në SHBA. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka refuzuar mundësinë që skuadra e tij të luajë ndeshje të La Ligas në SHBA në të ardhmen.

Si pjesë e një marrëveshje 15-vjeçare mes La Ligas dhe kompanisë amerikane Relevent, të arritur në gusht, La Liga planifikon të luajë një ndeshje të stinorit të rregullt në Amerikë të Veriut çdo vit. La Liga dhe Relevent shpresonin që ndeshja mes Gironas dhe Barcelonës të zhvillohej më 26 janar në Miami, por plani u përcoll me reagime qëkur së pari u bë publik, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

La Liga nuk ka marrë aprovimet e nevojshme nga Federata e Futbollit e Spanjës dhe ajo e SHBA-së për të luajtur ndeshjen në SHBA dhe refuzimi nga federatat nacionale do t’u japë fund shpresave të ligës që të organizojë ndeshje në Amerikë.

Plani ka marrë refuzim edhe nga presidenti i Realit, Perez, që madje as nuk dëshiron ta konsiderojë mundësinë që të luajë ndeshje të ligës jashtë vendit.

“Nuk e di se në interes të kujt është, por nuk është në interes të klubeve apo tifozëve. Ne refuzojmë kategorikisht”, ka thënë Perez duke folur të dielën në asamblenë e përgjithshme të klubit të tij. Është raportuar se Federata e Futbollit e Spanjës ka refuzuar kërkesën e La Ligas që ndeshja mes Gironas e Barcelonës të luhet në Miami. “Është dërguar një letër te La Liga në mëngjes në të cilën është refuzuar kërkesa për ndeshje, pasi nuk është në përputhje me rregullat ndërkombëtare”, ka thënë një burim i Federatës për agjencinë Reuters më herët këtë javë.

Sipas statutit të FIFA-s, çdo ndeshje e kampionatit vendor për t’u luajtur jashtë duhet të marrë aprovim nga federata vendase, nga UEFA, më pas nga federata nacionale e vendit ku duan të luajnë ndeshjen dhe po ashtu nga konfederata e futbollit e atij regjioni ku duan të luajnë ndeshjen, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mbërrin vjeshta, të martën temperaturat bien me 10 gradë

Mbërrin vjeshta, të martën temperaturat bien me 10 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë 4 ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në olici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në olici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com