Real Madridi ka përjetuar një sezon dështimi në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë dhe për 13 herë fituesit e Champions League kjo është një situatë e papranueshme. Ambienti madrilen është i nervozuar dhe kërkon që Reali të rikthehet menjëherë te suksesi.
“Sport” publikon sot një lajm, që nëse do të realizohej, do të përbënte dhe goditjen më të madhe në histori. Bëhet fjalë për 350 milionë eurot që skuadra madrilene ka bërë gati për të bindur Paris Sën Zhërmenin që të shesë kartonin e brazilianit Nejmar, ndërsa për lojtari është gati një kontratë prej 45 milionë eurosh në sezon. (BW)
