• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbjellja e pemëve/ Erion Veliaj: “Me këtë ritëm, do i kalojmë 100 mijë pemët”

by Java News
09/03/2019 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë qytetarë të Tiranës kanë zgjedhur të mbjellin pemë për të kujtuar data të veçanta në jetën e tyre, si ditëlindje apo përvjetorë. Teksa vijon fushata e Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në qytet, kryeqytetasit janë ndërgjegjësuar duke dhuruar një pemë fëmijëve, nipërve e mbesave.

Surprizës së bukur të Vasilika Kitës për nipat e saj iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Jam shumë mirënjohës për Vasilikën, ish-punëtorja e përkushtuar e Arkivës, sot në pension, që i kujton fëmijët e nipërit me mbjelljen e  këtyre pemëve. Pak minuta më parë, një grup nga komuniteti ndërkombëtar që jeton në Tiranë, mbolli një pemë për një kolegen e tyre norvegjeze që kishte ndërruar jetë, dhe pak më përpara, dy binjakë për ditëlindjen e tyre mbollën një pemë”, tha Veliaj, teksa theksoi se Tirana është produkt i heronjve që punojnë çdo ditë.

“Ky qytet është produkt i heronjve të pakënduar, i heronjve të paparë, i heronjve të vegjël, që ndoshta nuk i njeh njeri, por që japin më shumë kontribute se sa politikanë që thonë do bëjnë hatanë dhe nuk prodhojnë asgjë”, tha ai.

Teksa shprehu bindjen për thyerjen e rekordit të vjetshëm në mbjelljen e pemëve, kryebashkiaku ftoi qytetarët që për festa apo për çdo datë të shënuar për ta, ta përkujtojnë duke dhuruar pemë për qytetin. “Jam i bindur se po të vazhdojmë me këtë ritëm, jo vetëm do i kalojmë 100 mijë pemët që kishim planifikuar për këtë vit, por do vendosim edhe një standard të ri. Kemi përpara edhe Ditën e Verës, një arsye më shumë për të mbjellë pemë”, shtoi Veliaj.

E moshuara Vasilika Kita, e cila vendosi të bëjë këtë dhuratë të bukur për nipërit e saj, vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për nismën dhe ndryshimet që po pëson Tirana. “Qyteti është me fat që ju ka juve dhe unë shpresoj që t’ju ketë edhe për shumë kohë; jam e bindur se do t’ju ketë, sepse ju latë gjurmë në Tiranë. Nuk kam dëgjuar një njeri nga ana tjetër që të thotë Erion Veliaj nuk punon. Jo, përkundrazi”, tha Vasilika Kita.

Në Parkun e Liqenit u mbollën sot edhe dy pemë për 5-vjetorin e lindjes së dy binjakëve Marinin dhe Noemin, ndërkohë që anëtarë të organizatës “International Friends in Tirana”, dhuruan një pemë në nder të mikes së tyre Else Veum, e cila humbi betejën me kancerin në Janar të 2019 në moshën 50 vjeçare. Else ishte një adhuruese e natyrës shqiptare dhe e Tiranës veçanërisht, ku jetoi dhe punoi për tre vite në qytetin tonë së bashku me familjen e saj, djalin dhe bashkëshortin. (Javanews)

 

Next Post
Durmishaj justifikohet për zgjidhjen e Kombëtares greke: Dua ta nderoj këtë vend, që më ndihmoi!

Durmishaj justifikohet për zgjidhjen e Kombëtares greke: Dua ta nderoj këtë vend, që më ndihmoi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In