• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durmishaj justifikohet për zgjidhjen e Kombëtares greke: Dua ta nderoj këtë vend, që më ndihmoi!

by Java News
09/03/2019 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Fiorin Durmishajt ka qenë më i lakuari këto ditë si në mediat shqiptare, ashtu edhe greke, për shkak të ftesës që i ka mbërritur paralelisht nga Shqipëria dhe Greqia për të veshur fanellën e përfaqësueses. Vetë futbollistit i talentuar kishte qëndruar disa ditë në heshtje, duke evituar mediat, por më në fund ka dhënë versionin e tij rreth kësaj situate, duke kofirmuar zgjedhjen që ka bërë.

Në një intervistë dhe dhënë për emisionin “Total Football”, ai ka treguar se do të bëjë maksimumin për të respektuar Greqinë, ku familja e tij ka gjetur strehë në një moment të vështirë. Sulmuesi konfirmoi kësisoj se e kishte për nder që të grumbullohej dhe të vishte fanellën e Greqisë në të ardhmen, për të “nderuar” këtë vend.

“Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj, siç ndodhte më parë. Nuk mund të kafshosh kurrë një dorë që të ndihmon. Unë e respektoj në maksimum këtë vend.

Unë erdha me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na ndihmuan shumë. Kjo është arsyeja pse unë dua që të nderoj këtë vend sa më shumë që të mundem. Për mua janë një nder i madh komentet e bëra nga Angelos Anastasiadis dhe Angelos Basina në emisionin tuaj. Do të tregoj më të mirën time që të justifikoj atë që kanë thënë për mua”, tha Durmishaj duke i dhënë fund çdo diskutimi për të ardhmen e tij dhe konfirmuar se do të jetë pjesë e Greqisë në të ardhmen.

FSHF ishte munduar që t’i kthente mendjen sulmuesit duke dërguar në Greqi trajnerin e U21, Alban Bushi. Por edhe kjo tentativë e fundit ka qenë e kotë, pasi nga ana tjetër, Greqia e ka kontaktuar me stafin e përfaqësueses dhe me vetë teknikun e Kombëtares A, për ta bindur që të vishte fanellën e saj. Tema

 

Next Post
SHBA shkund Kosovën/Pas takimit me zyrtarin amerikan, Thaçi e Haradinaj shfaqen ndryshe

SHBA shkund Kosovën/Pas takimit me zyrtarin amerikan, Thaçi e Haradinaj shfaqen ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In