• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon qeveria shqiptare mbi ngjarjen në Kumanovë

by
09/05/2015 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka hedhur në faqen e tij në facebook, qëndrimin e qeverisë shqiptare të dhënë nga ana  e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati mbi ngjarjet në Kumanovë.

Reagimi i qeverisë së Shqipërisë për zhvillimet dramatike sot në Maqedoni

Përshëndetje të gjithëve,

Gëzuar Ditën e Europës!

65 vjet nga hedhja e gurit të themelit për krijimin e Europës së Bashkuar, Bashkimi Europian vijon të jetë një model paqe dhe prosperiteti. Për vendet kandidate, siç është shumica e vendeve të rajonit, inspirues për reformat e shtet-ndërtimit demokratik dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Në fakt sot dëshiroja të flisja vetëm për këtë datë të shënuar. Mirëpo për shkak të zhvillimeve dramatike të orëve të fundit në fqinjin tonë Maqedoni, dëshiroj të ndaj me opinionin publik vlerësimet e qeverisë shqiptare lidhur me situatën e deritanishme.

Që në orët e para të mëngjesit, jemi vënë në dijeni nëpërmjet Ambasadës sonë në Shkup mbi fillimin e një operacioni të gjerë të forcave të sigurisë, në hyrje të Kumanovës, në “Lagjen e Trimave”, e banuar kryesisht me shqiptarë.

Nga ky operacion rezulton se kanë humbur jetën dhe janë lënduar një numër personash ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Shprehim keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore dhe në ketë kontekst nxisim autoritetet në Maqedoni për transparence, bashkëpunim dhe hetim të plotë në përcaktimin e fakteve.

Nën interesimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama, Ministria e Punëve të Jashtme, që në çastet e para të kësaj krize ka qenë në komunikim e konsultim të ngushtë me autoritetet dhe aktorët politikë e shoqëror në Maqedoni, dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Mesazhi ynë është i qartë: dënojmë çdo akt dhune, duke e konsideruar atë të papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Njëkohësisht, konsiderojmë të papranueshme që çdo person apo grup personash të armatosur të identifikohen etnikisht, ashtu sikundër është e papranueshme që humbja e jetës së civilëve e policëve të vendoset në sfondin e paragjykimit etnik.

Mirëkuptojmë shprehjen e revoltës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në kushte të një paqartësie. Por, bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës, nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.

Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës euro-atlantike.

Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, me bekimin e komunitetit ndërkombëtarë, është thelbësore për stabilitetin demokratik dhe busull orientuese për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.

Në përfundim, dëshiroj të siguroj opinionin publik se do të vijojmë të jemi në kontakte të vazhdueshme me aktoret politik e shoqëror në Maqedoni, dhe me aleatët tanë.

Next Post

Gold AG këngë për Kumanovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)

DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)

September 8, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me zjarret nga Jugu në Veri, 5 zona problematike! Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra ende aktive, mbi 800 forca në terren, ndërhyrje dhe nga ajri

September 8, 2026
VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa Strakoshën, por me Pilon në fushë

VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa Strakoshën, por me Pilon në fushë

September 8, 2026
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

September 8, 2026
Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

September 8, 2026
Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

September 8, 2026
Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

September 8, 2026
Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com