Fahri Balliu ka reaguar ashpër ndaj një diskutimi që po zhvillohet në emisionin e zonjës Eni Vasili në Top Channel.
Fill pasi argumentet e Balliut u konsideruan si qesharake nga disa prej bashkëbiseduesve, ai ka kërkuar që të tregohen të kujdesshëm kur e përmendin.
Balliu renditi edhe pozicionin e tij si person publik.
“Nuk jam qesharak, unë jam filolog, shkrimtar dhe gazetar i nderuar”, tha ndër të tjera Balliu duke bërë thirrje që të mos bulizohet në diskutime.