• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RCC prezanton edicionin e X të Barometrit të Ballkanit, Bregu: Shqetësimi kryesor, rritja e çmimeve

by A R
16/09/2024 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon.

Aktiviteti u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pasuar nga prezantimi i të gjetjeve të Barometrit të Ballkanit, përmes një diskutimi të hapur mes Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, Bregu dhe audiencës së përbërë nga të rinj, përfaqësues të organizatave rinore rajonale.

“Barometri i Ballkanit zbulon se rritja e çmimeve dhe inflacioni janë shqetësimi më i madh këtë vit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të cilët gjatë dekadës së fundit shqetësoheshin më shumë për situatën ekonomike dhe papunësinë. Ky ndryshim nuk vjen si befasi, pasur parasysh se inflacioni në Ballkanin Perëndimor është gati dyfishi i atij të BE-së (respektivisht 8,1% e 3,4%), ndërsa çmimet e ushqimeve janë pothuajse të njëjta si në BE. Megjithatë, BPV-ja jonë është vetëm gjysma e asaj të BE-së”, tha Bregu, ndërsa prezantoi të dhënat e dala nga sondazhi.

“Gjërat po ndryshojnë – jo vetëm rrethanat rreth nesh, por edhe perspektivat tona. Mbështetja për anëtarësimin në BE, nisur me 39% në 2015, arriti kulmin me 62% në 2021 dhe prej atij momenti nisi rënia. Sot, ajo qëndron në 54% —më e ulëta në gjashtë vitet e fundit. Lodhja nga zvarritja e zgjerimit, ndonëse më pak, është reflektuar edhe në qarqet e biznesit. Ndërsa mbështetja për anëtarësimin në BE midis liderëve të biznesit ka zbritur me 7% gjatë vitit të kaluar, me 64% ende në favor ajo vazhdon të mbetet më e lartë se në mesin e publikut të gjerë. Pavarësisht kësa, shumë qytetarë mbeten me shpresë. Dyzetë e tre për qind besojnë se anëtarësimi në BE do të ndodhë deri në vitin 2035, kurse një e katërta mendon se do të marrë më shumë kohë. “Në mënyrë inkurajuese, më pak njerëz se vitin e kaluar, 18%, besojnë se ekonomia e tyre nuk do të anëtarësohet kurrë në BE—një rënie prej 10 pikësh prej vitit 2022”, shtoi ajo.

Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën dixhitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimin, etj. Që prej fillimit në 2015-ën, anketa ka biseduar me mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke pasqyruar opinionet e tyre.

“Në një notë pozitive, besimi tek bashkëpunimin rajonal është në rritje. Këtë vit, një rekord prej 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të – rezultati më i lartë që nga fillimi i Brometrit të Ballkanit në 2015. Kjo thekson se bashkëpunimi rajonal ka vlerë të vetën, në vend që të vështrohet në kontekstin e integrimit evropian, si ka ndodhur vitet e kaluara. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm, ka shenja përmirësimi në mënyrën se si njerëzit perceptojnë këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa guximi politik lejon.”

Disa nga gjetjet kryesore të Barometrit të Balkanit.

-Sentimenti publik është përmirësuar: nga 35% në vitin 2015 në 49% tani.

-Në vitin 2020, 26% e qytetarëve të rajonit ishin të mendimit se Ballkani Perëndimor u jepte shpresë, por tani kjo vlen vetëm për 12%. Në vitin 2024, ndjenja dominuese është “Konflikti” me 22%.

-20% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor shpresojnë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, ndërsa 23% presin që kjo të ndodhë ndërmjet 2030 dhe 2035.

-Në vitin 2015, 27% besonin se do të ndodhte deri në vitin 2020 dhe 21% deri në vitin 2025.

-Më pak njerëz, 18%, besojnë se ekonomia e tyre nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, një rënie prej 10 pikësh nga viti 2022.

-Në vitin 2021, kur pyetëm qytetarët nëse ishin të gatshëm të punonin në Ballkanin Perëndimor, vetëm 7% u përgjigjën pozitivisht, ndërsa tani në 2024ën, 22% e tyre janë të gatshëm për këtë.

-Besimi në institucionet mbetet në nivele të ulëta: partitë politike vazhdojnë të gëzojnë më pak besim me 74%.

/a.r

Next Post
Tre vite punë me detyrim për mjekët e rinj, qeveria reflekton propozimet e Kushtetueses

Tre vite punë me detyrim për mjekët e rinj, qeveria reflekton propozimet e Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In