• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i veçantë i 15-vjeçares, Gazulli: E njihte nënën biologjike, por vendosi të birësohej

by Java News
26/01/2024 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë e ftuar drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, Vinifreda Gazulli.

Në studion lëvizëse, ajo tregon një rast shumë të veçantë të një vajze 15-vjeçare, e cila edhe pse e dinte se kush ishte nëna e saj biologjike, zgjedh të birësohet nga një familje tjetër.

Sipas drejtoreshës, fjalët e vajzës, pas vizitës së fundit që bëri tek nëna biologjike, ishin: “Unë atje nuk shkoj më. Unë nuk e di sesi jetojnë ata njerëz”.


Aldo: Këtë punën e adoptimeve ma kanë bërë shumë të vështirë.

Vinifreda Gazulli: Procesi është i gjatë.

Aldo: Është proces i gjatë, i lodhshëm. Mund të thjeshtohet apo duhet të jetë i gjatë?

Vinifreda Gazulli: Shiko, të transferosh një fëmijë në një familje duhet kohë edhe për ata që e bëjnë këtë transferimin, sepse siguria duhet të jetë e madhe Aldo.

Aldo: Kjo bëhet për arsye sigurie.

Vinifreda Gazulli: Pikërisht. Ne patëm një rast vjet, në fakt një nga rastet më të veçanta ndër vite, sepse vajza ishte 15 vjeç, e dinte kush ishte mamaja biologjike…

Aldo: Si e dinte?

Vinifreda Gazulli: Po e dinte sepse ajo e kishte braktisur.

Aldo: Po në çfarë moshe?

Vinifreda Gazulli: Në moshë shumë të vogël, ishin 4 fëmijë.

Aldo: E mbante mend ky?

Vinifreda Gazulli: Po, sepse herë pas here, gjyshja në thonjëza, e cila i kishte asistuar… gjyshja ishte një nga komuniteti, nuk kishte lidhje biologjike.

Aldo: E qartë.

Vinifreda Gazulli: Ajo kishte mbajtur disi lidhjet dhe këto ndër vite, pavarësisht se e dinin që nëna ka firmosur një letër dhe na ka lënë përfundimisht këtu. E dinin!

Aldo: Çfarë ndodhi?

Vinifreda Gazulli: Ndodhi që, vetëm njëra nga vajzat, e cila mbeti e fundit, më e vogla, vetëm për të erdhi një ofertë nga Komiteti i Birësimit. Dhe ne ia thamë, ia shprehëm të gjitha sepse ishte shumë e madhe, 15 vjeç. Ajo vendosi që “po”, të birësohet. Pavarësisht se e dinte se kush është nëna biologjike, kush janë vëllezërit, motrat.

Aldo: Janë takuar?

Vinifreda Gazulli: Janë takuar, po. Janë takuar rreth një vit para se ajo të merrte këtë vendim dhe…

Aldo: Duke parë edhe refuzimin e të ëmës ndoshta.

Vinifreda Gazulli: Edhe refuzimin, por edhe jetesën e nënës të cilën ajo nuk e pranonte. Në vizitën e fundit që pati bërë tek e ëma, erdhi dhe tha: “Unë atje nuk shkoj më. Unë nuk e di sesi jetojnë ata njerëz”./m.j

Next Post
Berisha Meta basha

Dorëheqje nëse humbni në 2025? Basha: S’do përgjigjem si Meta-Berisha, njëri thotë fitore e padiskutueshme por shkon gropë, tjetri...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In