Çuditë nuk kanë të mbaruar në Shqipëri. Qarkullonte si legjendë, por ndodh edhe në këtë proces zgjedhor. Votat në një burg shkojnë për subjektin të cilin mbështet drejtori.
Kjo ka ndodhur në burgun e Sarandës ku nga 28 të burgosur që kanë votuar, 27 kanë votuar LSI dhe vetëm 1 PS.
Në këtë burg drejtori njihet si mbështetës i LSI.