• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raportimet: Shefi i CIA-s i dha mesazh Rusisë të mos sulmojë NATO-n –

by Java News
27/08/2026 11:43
Raportimet: Shefi i CIA-s i dha mesazh Rusisë të mos sulmojë NATO-n -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Vizita e shefit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë këtë javë dyshohet se kishte si një nga qëllimet kryesore paralajmërimin e Rusisë që të mos ndërmarrë sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s. Sipas Wall Street Journal dhe CBS, udhëtimi vjen në një kohë kur agjencitë amerikane të inteligjencës shqetësohen se Moska mund të jetë duke testuar vendosmërinë e aleancës.

Wall Street Journal raporton se presidenti rus Vladimir Putin mund të shqyrtojë mundësinë e një “sulmi të kufizuar” ndaj NATO-s në vitet e ardhshme. Sipas raportimeve, Ratcliffe synoi të përcillte një mesazh të qartë për pasojat e një skenari të tillë.

Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump e minimizoi rëndësinë e vizitës. Në një intervistë me komentatorin konservator Glenn Beck, Trump e cilësoi udhëtimin e shefit të CIA-s në Moskë si “gjysmë rutinë”, duke thënë se diskutimet kishin të bënin kryesisht me luftën në Ukrainë.

Sipas mediave amerikane, gjatë qëndrimit në Moskë Ratcliffe foli edhe për situatën në Iran dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit. Trump, megjithatë, mohoi se vizita lidhej me Iranin apo kërcënimet e mundshme ruse ndaj NATO-s.

Kremlini: Nuk u takua me Putinin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi vizitën e Ratcliffe në Moskë, por tha se shefi i CIA-s nuk u takua me presidentin Vladimir Putin.

Sipas Peskov, bisedimet u zhvilluan “ndërmjet shërbimeve sekrete”, ndërsa ai i cilësoi kontaktet si pozitive. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit nuk dha detaje mbi temat e diskutuara.

Peskov tha gjithashtu se është ende herët për të vlerësuar ndikimin e vizitës në përpjekjet për të rikthyer marrëdhëniet SHBA-Rusi nga kriza e thellë në të cilën ndodhen.

Vizita e fundit e njohur e Ratcliffe në Rusi ishte në nëntor 2021, vetëm disa muaj përpara nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In