• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti/ Shtrirja e mafies italiane, ja kush është më e pranishme në Shqipëri

by Java News
15/03/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria italiane e Drejtësisë, në një raport të detajuar që ka publikuar së fundmi, lidhur me hartën e shtrirjes së organizatave të ndryshme mafioze italiane anembanë botës, vë në dukje se ku janë përkatësisht të përqendruara secila prej tyre, ku shtrihen dhe cilat janë veprimtaritë e paligjshme që zhvillojnë ato kryesisht.

Raporti nuk lë jashtë as Shqipërinë, e cila së bashku me Kolumbinë, konsiderohet si një pikë kyçe nga ku importojnë mafiet italiane drogën, me qëllim trafikimin e saj drejt tregjeve të Evropës Perëndimore.

Raporti vëren se mafia më e pranishme në Shqipëri, është ajo puljeze, e njohur si Sacra Corona Unita, e përfshirë kryesisht në veprimtari të pastrimit të parave, infiltrimit në ekonominë legale dhe të trafikimit të drogës.

Pjesë nga raporti në fjalë

Prania e mafieve italiane në botë përqendrohet në destinacionet tradicionale të emigracionit italian (Gjermani, Amerikë e Veriut, Zvicër, Belgjikë, Australi) dhe në nyjet kyçe të trafiqeve kryesore (Spanja dhe Holanda).

‘Ndrangheta është organizata më më tepër prirje jashtë Italisë, me nivele pjesëmarrjeje të larta ose shumë të larta në të gjitha destinacionet e cituara. Camorra mbetet më e përqendruar në Evropën qendrore, ndërsa Koza Nostra është e pranishme edhe në kontinentin Amerikan.

Më e kufizuar dhe e përqendruar (sidomos në zonën e Ballkanit) është kriminaliteti i organizuar puljez.

Detajet

Analiza e veprimtarive konfirmon se Spanja, Gjermania dhe Holanda janë nyje të rëndësishme për importimin e drogës (të cilat mbërrijnë kryesisht nga Kolumbia dhe Shqipëria me destinacion tregjet evropiane, ato të Amerikës së Veriut dhe të Australisë), por edhe vende pastrimin e parave të paligjshme dhe infiltrimin në ekonominë legale (së bashku me Zvicerën, San Marinon, Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Vetriut).

Paraqitet disi i ndryshëm, tabloja e veprimtarive të tjera të paligjshme (sidomos kontrabanda e cigareve dhe e mallrave të falsifikuara), në të cilën luajnë një rol kyç vendet e prodhimit dhe burime të importit si Kina, Greqia dhe shtete të tjera të zonës ballkanike dhe të Evropës Lindore.

Të dhënat lidhur me mafiet të marrë një për një tregojnë se ‘Ndrangheta ka një prani të përqendruar në Gjermania, Spanjë, Holandë, Kanada dhe Australi, ndërsa veprimtaritë e saj të pastrimit të parave dhe të infiltrimit në ekonominë legale realizohen kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe në Amerikën e Veriut. Kurse Camorra ka një përqendrim më të madh në Spanjë, mbitëgjitha për sa i takon veprimtarive të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa në kuadrin e kontrabandës së cigareve dhe të falsifikimit prania kamorriste më e fortë shënohet në Kinë dhe në Evropën Lindore (sidomos në Rumani dhe Poloni).

Tipari dallues i mafies siçiliane është një prani e përqëndruar në Gjermani dhe në SHBA. Në kuadër të trafikut të drogës Koza Nostra është tejet aktive në Kolumbi, ndërsa pastrimi i parave dhe investimi i parave të paligjshme drejtohen kryesisht në Spanjë, në Kanada dhe në parajsat fiskale si Zvicra dhe Bahamasi.  

Në rastin e kriminalitetit puljez është i dukshëm një përqëndrim i posaëëm, përveç Gjermanisë, edhe në zonën ballkanike (Në Shqipëri, Mal të Zi, Greqi, Hungari dhe Rumani). Kjo lidhet kryesisht me veprimtaritë që lidhen me importimin e cigareve kontrabandë dhe të mallrave të falsifikuar, ashtu sikurse edhe me trafikun e drogës, me destinacion tregjet e Evropës Perëndimore. Pastrimi i parave dhe infiltrimi i saj në ekonominë legale është i orientuar kryesisht në Zvicër, në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar./shqiptarja

a.ç

Next Post
Skandali me armë në futbollin grek, FIFA kërcënon me “Grexit”

Skandali me armë në futbollin grek, FIFA kërcënon me “Grexit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com