• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti jo anëcak OSBE-ODIHR-it përtej shtëllungave të tymit opozitar

by Albert P. Nikolla
06/09/2019 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert P. Nikolla

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin të pazakonshme, por krejt të ligjshme dhe politikisht të drejta. Vendosmëria e PS-së dhe e Kryeministrit Rama për t’i mbajtur zgjedhjet përkundër vendimit për bojkot të opozitës, ishte një vendim thellësisht i drejtë, edhe pse në pamje të parë, sidomos në sytë e një vëzhguesi europian, mund të duket i çuditshëm! Ky hap – siç e ka sqaruar vetë Kryeministri Rama – është marrë për të ndalur revanshin absurd opozitar që minonte themelet e demokracisë çdo herë që afroheshin zgjedhjet duke kërcënuar me bojkot. Edhe raporti i OSBE-ODIHR-it i referohet kësaj vendosmërie të Ramës për t’i mbajtur zgjedhjet përballë një opozite antidemokratike (f. 4 e raportit)! Raporti vëren se kjo vendosmëri për t’i mbajtur zgjedhjet ia arriti qëllimit dhe përkufizimi bazë që ky raport jep për zgjedhjet është pozitiv (f. 1). Mjaft shtëllunga tymi të oborrtarëve të opozitës u ngritën mbrëmë duke na kujtuar kapsollat e muajve të kaluar, por kjo nuk mund të fshehë të vërtetat e raportit të OSBE-ODIHR që do ta analizojmë faqe për faqe!

Bojkoti opozitar ishte kaq i panatyrshëm për një vend demokratik, saqë edhe raporti i OSBE-ODIHR-it, të gjitha problematikat që ngre i shikon të lidhura pashmangshmërisht me bojkotin e opozitës. Krijimin e situatave të tensionit raporti e shikon si pasojë e protestave të dhunshme dhe akteve vandale të opozitës (f. 1)! Është vërtetë e pamundur të kuptohet kjo dhunë e opozitës, përveçse e lidhur me produktet e reformës në drejtësi. Veprime të tilla të sjellin ndërmend një thënie të mençur të Mark Tuein, i cili thoshte se nëse duam të kuptojmë me të vërtetë marrëzinë njerëzore, duhet ta mbikëqyrim atë në kohë zgjedhjesh!

Ndonëse dhuna e opozitës ishte masive në të gjithë Shqipërinë dhe administratat e bashkive të djathta bënin çdo përpjekje për të krijuar probleme me listat zgjedhore, maturia e votuesve të denjë e të ndershëm krijoi mundësinë që zgjedhjet të zhvilloheshin normalisht dhe raporti të shprehej pozitivisht, duke pohuar se asnjë nga vrojtuesit e ODIHR-it nuk ka ngritur kurrfarë shqetësimi lidhur me listat e votuesve (f. 2). Përveç veprimeve të paligjshme parazgjedhore të administratave të bashkive të djathta, raporti vëren se edhe ditën e votimit punonjësit e këtyre bashkive organizuan akte dhune dhe frikësimi kundër votuesve e kundër policisë së shtetit (f. 4).

Një pjesë tjetër të problematikave raporti i sheh përsëri të lidhura jo vetëm me veprimet e papërgjegjshme të opozitës që prej muajt shkurt me fillimin e protestave, por edhe me pengimin që opozita i ka bërë komisionit të Reformës elektorale që në dhjetor të vitit 2018 (f. 5). Dëmi më i madh, – pohon raporti, – iu krijua komisionit të Reformës nga kundërshtia e opozitës për të emëruar anëtarët e saj në komision duke minuar ecurinë e punës për vënien në jetë të rekomandimeve të mëparshme të OSBE-ODIHR-it e duke e lënë punën e nisur batall (f. 7).

Në anën tjetër, raporti vlerëson fort përpjekjet e qeverisë për të ndalur keqpërdorimin e administratës publike dhe të burimeve publike gjatë zgjedhjeve (f. 6), duke i hapur rrugë kështu mbylljes së një përvoje të trishtë të 30 viteve të fundit, ku administrata, hera-herës, është keqpërdorur përgjatë proceseve zgjedhore.

Raporti analizon dhe nxjerr në pah një tjetër element tronditës të veprimtarisë së opozitës e që ka të bëjë me thirrjet për bojkot të zgjedhjeve, gjë që, – sipas raportit – kërkonte të dëmtonte besueshmërinë e zgjedhjeve (f. 8). Duke pasqyruar të dhëna konkrete të ardhura nga vrojtuesit e OSBE-ODIHR, raporti qartëson se veprimtaria e punonjësve të bashkive opozitare nuk u mjaftua me përpjekje burokratike e administrative për bojkot të zgjedhjeve, por madje arriti kulmin me përdorimin e dhunës fizike kundër votuesve në 13 bashki! Raporti thekson se dhuna konsistonte në shkatërrimin dhe djegien e materialeve zgjedhore dhe përdorimin e dhunës ndaj policisë në datat 28 dhe 29 qershor në Bushat, Vaun e Dejës dhe në Has (f. 13).

Nga ana tjetër, duke analizuar raportin shikojmë se, pavarësisht klimës së krijuar nga opozita, ka vlerësime për punën e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. (f. 21). Ky fakt dëshmon objektivitetin e thellë të raportit, i cili nxjerr në pah problematikat dhe përpjekjen serioze të qeverisë dhe të institucioneve zgjedhore për ta menaxhuar me dinjitet një situatë të tillë, krejt të pazakontë.

Raporti mbyllet me disa rekomandime shumë të forta që në thelbin e tyre bëjnë thirrje për dialog mes palëve për të çuar përpara reformën zgjedhore! Në fakt e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Kryeministrit Rama pas publikimit të raportit, në të cilën pohonte se PS-ja e ka dorën të shtrirë për të gjitha partitë opozitare për bashkëpunim në të mirë të reformës zgjedhore, ndërkohë që opozita është ende e mbyllur në llogoren plot tym për të mos e lexuar me përgjegjësi raportin.

Dinjiteti i opozitës kalon vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes në jetën politike dhe në zgjedhje! Mohimi i pjesëmarrjes është mohim i dinjitetit të saj si institucion themelor në një demokraci dhe mohim i dinjitetit të mijëra mbështetësve të saj në Shqipëri! Ndoshta është momenti të kuptojnë të gjithë se koha e bojkoteve ka perënduar dhe se partitë e vërteta opozitare nuk duhet të mbeten agullaçe me mesazhe të amështa!

Next Post
Lukaku zbulon arsyen: Ja pse e zgjodha Interin

Lukaku zbulon arsyen: Ja pse e zgjodha Interin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Berisha, armik i përbetuar i SHBA”/ Beqiri: Krimet që ka bërë nuk paguhen me 6 milionë dollarë

April 29, 2026
Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

April 29, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

April 29, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

April 29, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

April 29, 2026
Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In