• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti i OSBE-ODIHR për 21 Qershorin, përplasen Rama dhe Basha

by
09/09/2015 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i OSBE-ODIHR për 21 Qershorin, përplasen Rama dhe Basha

Raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 21 Qershorit ka përplasur sot kryeministrin Edi Rama me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Ishte fillimisht kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai që komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit. Ai i ka cilësuar përfundimet e raportit si damka më e zezë e një procesi zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003.

“Raporti përfundimtar për zgjedhjet e 21 qershorit, me plot gojën është damka më e zezë që ka marrë një proces zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003. Tre janë konkluzionet kryesore të raportit. E para, më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Togfjalëshi është zhdukur dhe nuk figuron në raport. Kjo sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar një rrëshqitje prapa të demokracisë shqiptare. Raporti konkludon se liria e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë dhe pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë, u dhunua. Këtu është dhe konkluzioni i dytë kryesor i raportit, zhbërja e standardeve themelore të zgjedhjeve si liria e votës dhe standardet e tjera nuk erdhi as për shka të mungesës së legjislacionit, as prej mungesës së vullnetit, por për shkak të vullnetit të dyshes Rama-Meta për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të kapur pushtetin me çdo çmim e çdo mjet. Konkluzioni i tretë zbulon mekanizmin me anë të të cilit dyshja Rama-Meta dhunuan zgjedhjet për të kapur me çdo çmim pushtetin. Ky raport sjell prova e fakte se më 21 qershor shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën. Pra, jo garë mes partive, por shteti kundër qytetarëve”, tha Basha.

Kreu i PD tha se ka pasur politizim në procesin e hartimit të listave, ku akuzoi se maxhoranca “rekrutoi bandat dhe u vërsul me tërbim me mbështetjen dhe mbrojtjen e policisë”. PD, tha kreu demokrat, do të qëndrojë e vendosur me çdo forcë e mjet, për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pas akuzave të Bashës, Rama ka reaguar duke zgjedhur Twitterin. “‎Vaj medet PD flet e s’di ç’flet po kur lexon raportin e ODHIR-it ngjan tamam si të ishe Sudja duke lexuar me zë të lartë Financial Times”, shkruan Rama me ironi.

Next Post

Arrestohet Berisha, nuk lëshoi kupon tatimor në lokalin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In