• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i KLSH: 10 kallëzime në SPAK! Auditimi i 195 institucioneve, dëmi është dyfish më i ulët se një vit më parë

by Java News
09/04/2024 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLSH në auditimin e 195 institucioneve shtetërore gjatë 2023-it ka gjetur 72.3 miliardë lek dëm ekonomik dhe përdorim të fondeve pa efektivitet. Shuma është dyfish më e ulët se një vit më parë, por kjo sipas KLSH varet nga institucionet që kontrollohen.

Shkeljet që KLSH gjen në institucione ndahen në tre zëra, efektet negative në buxhet ku ky zë është në shumën e 64.9 miliard lekëve me ulje 30%, nga një vit më parë. Të ardhura të munguara në buxhet për shkak të neglizhencës së tatimeve dhe doganave në vlerën e 2.3 miliard lekëve ku ky zë është ulur me gati 10 herë në krahasim me një vit më parë.

Dhe zëri më i rëndësishëm është ai i dëmit ekonomik, për të cilin shumë zyrtarë mbajnë edhe përgjegjësi penale. Janë gjetur 5.1 miliard lek dëm në buxhet gati pesë-fish më shumë se një vit më parë. Këtë rritje në vlerën e dëmit ekonomik e ka sjellë auditi në shoqërinë AlbPetrol, ku 90% e dëmit ekonomik në total është shkaktuar nga kjo kompani publike.

Përveç auditiveve KLSH shprehet se ka kallëzuar në SPAK 10 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera. Gjithashtu 24 materiale auditimi janë adresuar Prokurorive pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështje të ndryshme hetimore.

Gjatë këtij viti KLSH është ndalur dhe te auditimi i kontratave koncesioanre në shëndetësi, ku në atë të hemodializës ka zbuluar se janë kryer rreth 1 milion euro pagesa për shërbime të pakryera, ndërsa te Laboratorët ka zbuluar se tavani i vendosur nga koncesionari për kryerjen e analizave ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe i ka detyruar të shpenzojnë para te privatët. Dy koncesionet e lidhura me Klodian Allajbeun e Spitalit Amerikan janë lënë jashtë komisionit hetimor në Kuvend.

Nga auditimet e kryera në 49 njësi të vetëqeverisjes vendore ka rezultuar se në vështirësi financiare janë 7 bashki: Dimal, Rrogozhinë, Peqin, Belsh,Vorë, Dibër dhe Kavajë ku ka stok të madh detyrimesh të prapambetura.

Ndërkohë ndalur dhe te skema e pensioneve, institucioni kontrollues më i lartë i shteti evidentoi se raporti kontribues/përfitues u përkeqësua vitin e kaluar me 1.7%, pasi pensionistët u rritën me ritme më të shpejta se punonjësit./m.j

Next Post
Priten debate/ Nga influenca ruse tek mandati i Olta Xhaçkës, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare për të enjten

Priten debate/ Nga influenca ruse tek mandati i Olta Xhaçkës, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare për të enjten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

October 28, 2026
ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

October 28, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

October 28, 2026
Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

October 28, 2026
Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

October 28, 2026
Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

October 28, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

October 28, 2026
Pasi kreu sulmin ndaj një cisterne nafte, Irani kërcënon të shënjestrojë anije përtej Hormuzit -

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

October 28, 2026
Drejt bujqësisë, 800 hektarë me shegë e avogado, 6.6 mln euro investim në Karavasta

Bujqësia me sytë nga Qeveria! Sektori që punëson qindra mijëra njerëz dhe me kontribut 17% në ekonomi, merr vetëm 1,6 % të buxhetit

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In