• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Europa është drejt thatësirës së plotë, preket edhe jugu i Shqipërisë

by Java News
24/07/2019 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kohësh temperaturat janë në rritje në të gjithë Europën dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë cilësuar shpeshherë që duhet të merren masa për të trajtuar këtë problem.

 

Një raport i fundit nga ËËF, një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1961, e cila punon për e ruajtjen e ambjentit dhe reduktimin e ndikimit njerëzor në mjedis, tregon se klima e nxehtë dhe reshjet e pakta të shiut po ndikojnë në thatësirën e botës.

 

Nga 419 qytete të analizuara, më së shumti të rrezikuara janë kryeqytetet e Rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore, në nivel Global. Për sa i përket vendit tonë, në tërësi ne bëjmë pjesë në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë, veçanërisht qyteti i Vlorës dhe i Sarandës bën pjesë në vendet ku thatësira po shtohen më shumë.

 

Sinoptikania Rezarta Xhakollari tha për gazetën “Si” se vendi ende nuk është në alarm për thatësira, pasi konsiderohet si një vend me pasuri ujore.

 

“Gjatë 10 viteve të fundit është parë deri diku një mungesë e reshjeve të shiut dhe kryesisht të borës, më së shumti në zonën juglindore, por jo aq sa të ndikojë në thatësira. Tani për tani, Shqipëria ka qëndrueshmëri ndaj thatësirave dhe nuk shihet si një problem shqetësues,” shton Xhakollari

 

Ndërsa në rang kontinental nga mungesa e ujit qyteti i Kievit renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bukureshti në vendin e 101, Budapesti në vendin 171 dhe Sofja në vendin 278. Në raport theksohet se mungesa e ujit mund të ndryshojë shumë në nivel lokal dhe rajonal. Për shkak të ndryshimeve të pritshme të kushteve klimaterike, disponueshmëria e ujit ka të ngjarë të ulet në pjesët jugore dhe lindore të Europës, ndërsa ajo do të mbetet e pandryshuar ose madje do të rritet në pjesën veriore dhe perëndimore. Gjithashtu, ekosistemet e ujërave të ëmbla janë më elastike ndaj ndryshimeve klimatike dhe janë në gjendje të mbajnë furnizimin me ujë me cilësi të mjaftueshme gjatë periudhave të thata.

 

Ndër të tjera raporti theksoi se 60% e ujërave sipërfaqësorë të BE-së nuk janë të shëndetshme dhe rezervuarët ofrojnë vetëm një furnizim të kufizuar të ujit dhe pengojnë balancën natyrore të ekosistemeve të ujërave të ëmbla. Gjithashtu, thatësirat po bëhen të zakonshme edhe në vendet e Europës veriore si rajoni Balltik dhe Suedia.

Studimi tregon se menaxhimi i dobët i burimeve ujore të shteteve anëtare, mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat, nga Direktiva Kuadër e Ujërave (Ëater frameëork direktive, ËFD).

Legjislacioni përcakton se është shumë e rëndësishme ulja e ndikimeve të thatësirës dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së ujërave të ëmbël, për të përballuar një klimë në ndryshim të vazhdueshëm, e më pas të jemi në gjendje të mbajmë furnizimin me ujë cilësor gjatë periudhave të thatësirës.

Next Post
FOTOT/ Kjo është përplasja fizike te Teatri me policinë, Gazi Bardhi me Petrit Vasilin e Besjan Peshaj në krye

LAJM I FUNDIT/ Tërhiqen forcat policore nga Teatri Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

April 16, 2026
Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

April 16, 2026
Korridori VIII dhe Porto Romano, Kapri-Karakaçit: Tregoni kush janë vendet e huaja që ndaluan projektin

Korridori VIII dhe Porto Romano, Kapri-Karakaçit: Tregoni kush janë vendet e huaja që ndaluan projektin

April 16, 2026
Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

April 16, 2026
Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

April 16, 2026
Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

April 16, 2026
Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

April 16, 2026
Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

April 16, 2026
Raportime për një mjet fluturues të paidentifikuar nga Kina, forcat e armatosura përgatiten ta rrëzojnë

Lufta në Iran drejt fundit, Kina i kërkon Teheranit të hapë ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In