• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Ballkani nuk pret, SHBA-BE të veprojnë përmes integrimit gradual

by Java News
06/05/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ka ardhur koha për të vepruar në Ballkanin Perëndimor”, titullohet raporti që katër veteranë të diplomacisë amerikane prezantuan në Institutin Amerikan për Paqen, në Uashington.

Titulli është alarmues. Edhe vendi është zgjedhur me qëllim. Instituti Amerikan i Paqes, USIP, ndodhet përballë Departamentit të Shtetit, pra është sikur t’u thuash zyrtarëve ulur në karriget e zyrave në anën tjetër të rrugës: hej, koha nuk pret sepse Ballkani Perëndimor është kthyer sërish në rajon me stanjacion dhe destabilitet për shkak të qeverisjes së dobët, ndikimeve nga jashtë dhe marrëdhënieve të tensionuara etnike e midis shteteve.

Raporti i shkruar për dy organizata amerikane të fokusuara në konfliktet ndërkombëtare, Institutin EastWest dhe Komitetin Nacional për Politikën e Jashtme amerikane, thekson nevojën imediate që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar destabilizimin dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan.

Autorët Thomas Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter, Frank G. Wisner mendojnë se SHBA dhe EU duhet të përmirësojnë strategjinë dhe të rigjallërojnë parnteritetin.

Koha nuk pret

Ambasadori Wisner është i shqetësuar për situatën në rajon. Progresi ka ngecur, në disa raste situata është përkeqësuar. Njerëzit duhet të tregojnë më shumë kujdes për situatën aktuale, sepse koha nuk pret. “Mënyra se si duhet vepruar me situatën në Ballkanin perëndimor njihet prej ne të gjithëve: integrimi gradual në NATO dhe BE”.

Ky vit është i rëndësishëm për Ballkanin me takimet e nivelit të lartë të BE-së, të NATO-s. Vendeve duhet t’u ofrohet një rrugë e besueshme dhe e arritshme e anëtarësimit në instuticionet transatlantike. “Kjo rrugë nuk shihet ende,” thotë Wisner.

BE-ja mbetet primare, roli i Amerikës është ai i katalizatorit. Ballkani është pjesë e Evropës dhe një Evropë e lirë dhe e plotë përmban edhe Ballkanin.

Vëmendje urgjente

Vendi që kërkon urgjentisht më shumë vëmendje është Bosnjë-Hercegovina. Dhe për Bosnjën u fol shumë. Po ashtu për Kosovën, ku u theksua nevoja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia. NATO duhet të ndihmojë Kosovën të ngrejë forcën e armatosur dhe KFOR duhet të qëndrojë në Kosovë. “Por, një bazë e përhershme e NATO-s ose SHBA-së në rajon do provokonte pa nevojë Serbinë dhe Rusinë”, thuhet në raport.

Këmbim territoresh Kosovë – Serbi?

Nga salla u shtrua pyetja për idenë e këmbimit të territoreve Kosovë – Serbi. Ambasadori Wisner, pranon që kjo ide është hedhur prej presidentit serb. “Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të japim përgjigje me kujdes. Ideja e këmbimit të territoreve është një ide, së cilës nuk i ka ardhur koha ende. Dhe unë nuk mendoj se do t’i vijë koha tani shpejt. Ka shumë çështje të tjera që duhen zgjidhur… Si për shembull Asociacioni i komunave serbe.”

Për drejtorin e Institutit EastWest, Cameron Munter, “edhe marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë luajnë një rol. Po ashtu krijimi i besimit social tek njerëzit.”

USA Washington - Time for Action in the Western Balkans- Amerikanische Institute of Peace (DW/A. Cama)

Shqipërinë nuk e përmendi kërkush në takim, as nga folësit, as nga publiku. Por raporti sugjeron se formula për Shqipërinë është nxitja e reformave. “Kandidate që më 2014 për pranim në BE, Shqipëria ka pasur vështirësi në zbatimin e reformave për fillimin e negociatave. SHBA duhet ta inkurajojë Shqipërinë për të shfrytëzuar shancin e ofruar për hapjen e negociatave”, thuhet në të.

Maqedonia me lajme të mira dhe jo të mira

Për Maqedoninë prioritet duhet të jetë pranimi në NATO dhe në BE. “Amerika duhet të shfrytëzojë ndikimin që ka në nivelet më të larta të Maqedonisë dhe Greqisë, për të theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit. Duke bërë bilancin e bisedimeve Maqedoni – Greqi ambasadori Wisner numëron lajmet e mira dhe ato jo të mira:”Sot, numri i çështjeve që duhet të zgjidhen midis Shkupit dhe qeverisë greke, është ulur shumë. Atmosfera e dialogut midis palëve është shumë e ngrohtë. Kryeministrat dhe ministrat e të dy vendeve merren vesh mirë. Ekziston mundësia që të gjendet zgjidhja. Por, duhen javë, për të mos thënë muaj të tërë deri sa palët të kenë pranuar një zgjidhje politike, e cila duhet zbatuar më pas.”

Plani që kanë diplomatët është ta bindin presidentin Trump se “Ballkani është i rëndësishëm”./DW

a.ç

Next Post
Rama ftesë Bashës për tryezë: Zgjidhje të përbashkët për Kryeprokurorin dhe…

'Bashës do i duheshin 60 vjet', PD i përgjigjet Ramës: Bllokove bulevardin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

August 12, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com