• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bashës do i duheshin 60 vjet’, PD i përgjigjet Ramës: Bllokove bulevardin!

by Java News
06/05/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e bllokoi Lulzim Bashën në kohën që ishte kryetar i Bashkisë për përfundimin e Bulevardit të Ri jo vetëm nga xhelozia, duke sjellë si arsye ndërtimin e kullave.

Ish-nënkryetarit i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo në një reagim pas inaugurimit të segmentit të dytë të Bulevardit të Ri të Tiranës nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha se ishte qesharake të shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.

DEKLARATA e BOZDOS
Sot u inagurua për të njëqindën herë Bulevardi i Ri i Tiranës. U inagurua po nga e njëjta dyshe “Rama-Veliaj”. Qesharake kur shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.

Veliaj përmendi faktin se Lumi i Tiranës nuk përmbyt më. Por sigurisht nuk mund të thoshte (të paktën jo në prani të Ramës), se kjo falë punes së Lulzim Bashës, sepse në pranverën 2015 mbi 60% e punimeve në Lumin e Tiranes ishin realizuar dhe se që në dimrin e 2014 zona nuk permbytet më.
Qokat nuk mbaruan këtu: Rama lavderoi vrullin dhe energjinë e Veliajt në projektin e Bulevardit. Por harroi të shtonte se po të mos kishte bllokuar ai personalisht Lulzim Bashën, sot Bulevardi i Ri nuk do të inagurohej copë-copë, por do të kishte perfunduar prej tre vitesh.

Asgjë e re deri në këtë pikë. Të paktën deri në castin kur Rama përmendi kullat dhe planin francez të vitit 2003. Aty u qartësua gjithcka: Kullat do të ndërtohen në qëndër të Tiranës por edhe përgjatë Bulevardit të Ri. Mund të jenë dhjetëra apo qindra. Për ata që kanë pyetur veten përse Rama bllokoi Bashën me aq egërsi, përgjigjia tashmë është edhe më e qartë. Nuk është thjesht xhelozia. Ajo është por nuk mjafton. Kullat janë pergjigjia. Ato kanë vlerë. Ato të mbushin xhepat. Xhelozia shkon dhe vjen. Kullat do të jenë aty pergjithmonë, jo si formë e “qyteterimit modern” sic u shpreh sot Rama, por si provë e korrupsionit që po e vdes ngadalë Tiranën, çdo ditë, çdo çast!

Po të mos ishin kullat sot, inagurimi për 100 herë i punës së tjetrit nuk do të përbënte lajm. Sepse do te vijë inagurimi i 101 mbi të njëjtën trase të shtruar 4 vite më parë. Dyshja do të thotë të njëjtat fjale. Po kësaj rradhe me kullat ne sfond. Janë të njëjtat kulla të planit korruptiv francez që Lulzim Basha i bllokoi në qënder dhe në periferi. Dhe po e njëjta dyshe që po shkatërron përfundimisht Tiranën.

a.ç

Next Post
Shifrat sipas qarqeve, 704 të punësuar vetëm në një javë

Shifrat sipas qarqeve, 704 të punësuar vetëm në një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In