• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raportet negative nga ILDKPKI, a po zbraz vettingu sistemin e drejtësisë?

by A R
09/01/2018 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2018, Shqipëria mund të përballet me një problem të pazakontë, atë të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykatat dhe prokuroritë në vend mund të boshatisen gjatë muajve në vijim. Nga të dhënat e deritanishme, vetëm një numër i vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh mund t’i shpëtojnë Vetingut.

Raporteve me rekomandim negativ nga ILDKP, për subjektet e kontrolluara deri më tani, do t’u shtohen prova të tjera që do të mblidhen nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe anëtarët e Vetingut, rreth paligjshmërisë së pasurive të deklaruara dhe mundësisë së pasurive të fshehura të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kalojnë edhe dy sfida të tjera, kontrollin për aftësitë profesionale dhe kontaktet e papërshtatshme me krimin.

Gjetja qoftë e një fotografie të gjyqtarit apo prokurorit në tavolinë me një person të përfshirë në krim të organizuar, rëndon pozitat e tij, duke rritur mundësitë e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë. Por ndëshkimi më i madh dhe masiv do të vijë nga kriteri i pasurisë.

Rrethanat
Justifikimi i pasurive të deklaruara ndër vite me dokumentacion ligjor, pasuar me gjurmimin e pasurive të mundshme, të fshehura brenda dhe jashtë vendit, është kryefjala dhe funksioni bazë i Vetingut të 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Neni D i Kushtetutës së ndryshuar në korrik të 2016, në pikën 4, parashikon që, nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën.

Shqiptarja.com ka mësuar nga burime pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive se, asnjë nga gjyqtarëve dhe prokurorët, pasuria e të cilëve është kontrolluar deri më tani, nuk ka përfituar nga ky parashikim.

Gracka
Më shumë se sa një kamerdare shpëtimi për gjyqtarët dhe prokurorët në detin e trazuar të Vetingut, neni D i Kushtetutës rezulton thjeshtë një lëvizje taktike për të joshur disa grupe parlamentare në Kuvend, për votimin e ndryshimeve kushtetuese. ILDKP ka dorëzuar pranë organeve të Vetingut raportet e kontrollit të pasurive, bashkë me gjetjet dhe konkluzionet përkatëse për 68 prokurorët dhe gjyqtarët e parë, të cilët po i nënshtrohen Vetingut.

Ky institucion po vijon me intensitet kontrollin e subjekteve të tjera, në bashkëpunim me organe të tjera ligjzbatuese, por edhe agjencitë e huaja partnere. Në bazë të gjetjeve në raport me numrin e subjekteve të kontrolluara, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezultojnë me pasuri të pajustifikuar, kanë bërë deklarata të rreme pasurie, kanë fshehur pasurinë si dhe janë përfshirë në pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të përfitojë nga neni D pika katër e Kushtetutës. Në rastet kur një gjyqtar ka rezultuar me pasuri të paligjshme nën nivelin e parashikuar nga Kushtetuta, pra me pasuri të paligjshme më pak se dyfishi i pasurisë së ligjshme, subjekti është penalizuar nga fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë si dhe nga mashtrimi me deklaratat e pasurive. Shqiptarja.com ka mësuar se në të gjitha rastet e ngjashme, ILDKP ka konstatuar nivelin e pasurisë së fshehur, por ka shënuar në raport të gjitha shkelet e tjera të subjektit, të cilat e bëjnë të papërshtatshëm për të shërbyer në sistemin e ri të drejtësisë. /Shqiptarja

Next Post
Pajiset ushtria e Kosovës (FSK-ja), blen 2.3 milionë euro municion

Lista Serbe nuk pranon: Jo kushtëzim të Asociacionit me ushtrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet

VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet

January 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Berisha ka pengesa, s’mund të bëjë atë që bëri në 2005

January 8, 2026
Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

January 8, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

January 8, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Juglindja zgjohet nën reshjet e dëborës, intensiteti më i lartë në Dardhë, Voskopojë dhe Qafë-Thanë

January 8, 2026
Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

January 8, 2026
The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

January 8, 2026
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

January 8, 2026
Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In