• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

by A R
08/01/2026 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e fundit kanë sjellë një përkeqësim të situatës hidrike në Qarkun Fier, sipas informacionit zyrtar të Bashkisë. Aktualisht, akset rrugore në të gjithë qarkun janë të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje të plota, megjithëse me kufizime në disa zona urbane.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje, ndërsa situata paraqitet më problematike në lumin Vjosë Në pikën e matjes në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar 9 metra, duke arritur nivelin kritik buzë argjinaturës. Si pasojë, rreth 200 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras, brenda argjinaturave mbrojtëse. Prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7,5 metra.

Gjithashtu, është raportuar prani e lartë uji në 27 banesa në zonën Ferras–Cerven. Prurjet e shtuara kanë ndikuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, nga ku furnizohet qyteti i Fierit me ujë të pijshëm. Për arsye sigurie, disa pompa janë stakuar, duke sjellë furnizim me grafik të reduktuar për qytetin.

Autoritetet lokale dhe Institucioni i Prefektit janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa të dhënat nga pika e Memaliajt paralajmërojnë përkeqësim të mundshëm në orët në vijim.

Next Post
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In