• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ramush H. në «TV HAPPY» të Beogradit: edhe një rrëshqitje kolosale

by Enver Robelli
18/04/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli/ 

Nuk e kuptoj përse kryeministri i Kosovës i jep intervistë një televizioni propagandistik serb!

Nuk e kuptoj përse kryeministri i Kosovës përpiqet të belbëzojë serbisht në një intervistë dhe kësisoj një pjese të madhe të shoqërisë serbe ia konfirmon paragjykimin ksenofob për shqiptarin që bart qymyr, për shqiptarin hamall, të pagdhendur, larg rrjedhave të civilizimit!

Nuk jemi më në vitet ’30, kur Kosova e kishte vetëm Esad Mekulin për të protestuar kundër urrejtjes së jo pak serbëve ndaj shqiptarëve.

Dhe s’kemi aspak nevojë që vetë kryeministri të rikthejë figurën e hamallit shqiptar që bart qymyr në lagjen Skadarlija të Beogradit dhe që ushtron zanatin e bukëpjekësit në Kragujevc dhe Kikindë.

S’ka asgjë të keqe të jesh bukëpjekës, është profesion fisnik, por nëse një komb e sheh tjetrin vetëm si bukëpjekës dhe asgjë më shumë, atëherë hendeku mes dy popujve mbetet i madh.

Nuk e kuptoj përse kryeministri i Kosovës NUK E KUPTON se gazetari serb që e intervistoi gjatë gjithë kohës e nënçmonte, duke e trajtuar si një aktor të një cirku, si pjesëtar të një «race më të ulët»!

Nuk e kuptoj përse kryeministri i Kosovës përpiqet të duket, demek, «cool» me serbishten e tij që për nga niveli nuk e kalon atë të argatit shqiptar në Vojvodinë, i cili, pasi kishte shkuar atje të qërojë kallamboq, ia dërgonte një fotografi familjes, në të cilën shihej mes dy demave dhe – për të mos lënë asnjë dilemë – poshtë fotografisë shkruante: «Nanë, unë jam në mes»!

Nuk e kuptoj përse kryeministri i Kosovës flet, flet, flet në një intervistë me një kanal televiziv serb dhe në thelb nuk thotë asgjë.

Ndoshta ka shumë për të thënë, por serbishtja e tij është aq nëntokësore, aq e varfër, saqë s’arrin të shpjegojë asgjë bindshëm.

Gazetari që e intervistoi kryeministrin e Kosovës shpërndau edhe një fotografi. Dhe kjo fotografi flet vetë: Millomir Mariqi, ish-kryeredaktori i revistës «Duga», ku në vitet ’90 botonte kolumnën e saj shtriga e kuqe Mirjana Markoviq, bashkëshortja e njëfarë Sllobodan Millosheviqit, pra Millomir Mariqi kishte nxjerrë këmishën mbi pantallona dhe dukej si një baletmaestër që e shëtiste kryeministrin e Kosovës nga një qoshe në tjetrën.

Nuk e kuptoj përse kryeministri i Kosovës bëhet pjesë e këtij patinazhi politik. Çfarë mesazhi politik dëshiron të përçojë? Inferior në të gjitha aspektet, ai s’arrin të thotë diçka më shumë përveç banaliteteve.

Mbiemri im i lashtë ka qenë Gjoka – ashtu si Gjokoviqi juaj – pretendon kryeministri i Kosovës, me shpresën se kështu do ta entuziazmojë opinionin serb.

Pastaj thotë se Kosova nuk ka politikë të jashtme, sepse ne bëjmë çfarë na thotë Amerika. Kështu nuk flitet as në kafehane, e lëre më në një intervistë televizive.

Mariqi e trajton kryeministrin e Kosovës si një kriminel, duke thënë se opinioni serb prej tij, pra prej Mariqit, pret që në këtë çast, ndërsa ndodhet përballë kryeministrit të Kosovës, të jetë një Millosh Obiliq apo një Gavrillo Princip.

Millosh Obiliqi thuhet se e ka vrarë Sulltan Muratin në Betejën e Gazmestanit më 1389, kurse nacionalisti serb Gavrillo Princip e ka vrarë trashëgimtarin e fronit austro-hungarez Franz Ferdinand më 28 qershor 1914 – bash në përvjetorin e Betejës së Gazimestanit.

Fatmirësisht, intervista e Millomir Mariqit me Ramush Haradinajn përfundoi pa gjakderdhje, por humbësi në këtë rast është kryeministri i Kosovës. Mariqi i tha në sy Haradinajt se më me dëshirë do ta vriste, sipas shembullit të «heronjve» mesjetarë dhe bashkëkohorë serbë.

Meqë këtë s’mund ta bënte, zgjodhi ta «vriste» ndryshe, duke e trajtuar si kriminel. Përse politika e Kosovës ka rënë në këtë nivel? Përse lejohet ky degradim?

Ndoshta kjo nuk është fare risi. Kur qe zgjedhur kryeministër për herë të parë, Ramush H. foli për një gazetë austriake.

Dhe për t’u dukur «cool», deklaroi se edhe shqiptarët duhet t’u kërkojnë falje serbëve për krime të luftës. Kështu vetë politikanët tanë i japin shans Serbisë për të bërë paralele në stilin: ju na vratë neve, ne ju vramë juve (nga pak).

E vërteta historike është se Serbia është përpjekur të kryejë gjenocid në Kosovë, një shtet, me tërë arsenalin e vet, ka masakruar mijëra banorë të Kosovës, duke zhbërë bazën e ekzistencës së një populli.

Disa shqiptarë janë hakmarrë, kjo është e vërtetë, por në asnjë rrethanë nuk mund të bëhen paralele mes krimeve të luftës.

Dhe shqiptarët mund të kërkojnë falje për krime tek atë ditë kur në Batajnicë të vendoset një pllakë përkujtimore për rreth 1000 shqiptarë të vrarë dhe të fshehur aty në varrezë masive dhe tek atë ditë kur një president apo kryeministër serb do të vijë në Krushë të Madhe dhe të kërkojë falje për barbarinë e forcave të shtetit të tij.

Në vend se Kosova të ketë politikë të qartë shtetërore dhe kujtesë të kthjellët, ne kemi bajraktarë që dalin në «TV HAPPY» të Beogradit dhe bëhen gaz i botës.

Next Post
Lu: Duhet bërë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit

Rekomandimi, reagon ambasadori Lu: Festë, por duhen rezultate konkrete deri në qershor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In