• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 8, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ramiz Alia në 1990: Azem Hajdari i tha Lisen Bashkurtit se protestat e PD po i organizon Jugosllavia

Java News by Java News
01/11/2023 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet dokumenti i mbledhjes së datës 14 dhjetor 1990, pra i 33 viteve më parë, zhvilluar në zyrën e Ramiz Alisë në selinë e Komitetit Qendror të PPSH-së.

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë që është marrë me stenogram, kreu i shtetit shqiptar, Ramiz Alia, në këtë mbledhje, bashkëbisedon me vartësit e tij, lidhur me gjendjen e krijuar në të gjithë vendin, pas krijimit të partisë së parë opozitare (Partisë Demokratike), vetëm, dy ditë më parë, më 12 dhjetor 1990.

Dokumenti është marrë në Arkivin Qendror të Shtetit, fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së dhe publikohet i plotë, sipas origjinalit që ndodhet në këtë fond.

(Bisedë e shokut Ramiz Alia me shokët Hekuran Isai dhe Xhelil Gjoni, me 14.12.1990)

“Ngjarjet në Shkodër e gjetkë, pjesë e një plani armiqësor”

Biseda zhvillohet në zyrën e shokut Ramiz Alia, pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në qytetin e Shkodrës. Pasi shoku Hekuran Isai bën një paraqitje të shkurtër për ngjarjet e Shkodrës, ndërmjet pjesëmarrësve u zhvillua kjo bisedë:

Shoku Ramiz Alia: A nuk është e mundur, që telekronikstët t’i pasqyrojnë ngjarjet në aparatet e tyre

Shoku Hekuran Isai: Telekronistët nuk marrin, i shmangen.

Shoku Ramiz Alia: E shikon?! Telekronisti nuk i merr dot në Shkodër…?!

Shoku Hekuran Isai: I thanë shokët tanë, merri në film hajdutët, por ai thoshte; dalin errët, le t’i marrë telekronisti i Degës. Po, aparati që ka punonjësi i Degës, tre metra larg merr, i thashë.

Shoku Ramiz Alia: Ka frikë. Po pse vete larg ti, gjithë ajo Shkodër, 200 komunistë erdhën në Komitetin e Partisë.

Shoku Hekuran Isai: …Dhe nuk u futën brenda.

Shoku Ramiz Alia: Nuk ka, aty po dole, do të zihesh, por që të dalësh të zihesh, do të kesh me vete shkop. Unë nuk e kuptoj, pse kërkojmë vetëm shkopinj gome. Në kohën e Zogut, oficerët mbanin me vete kamxhikë lëkure. Pse nuk bëhen nga ato?

Shoku Hekuran Isai: Kemi shok gome ne.

Shoku Ramiz Alia: Sa ke, 100 shkopinj? Ti duhet të kesh edhe për forcat civile 2000, që të dalin punëtorët, komunistët me ato në dorë e të ndeshen, kërbaç është ai. Kundër këtyre njerëzve, kjo duhet. Pse të presim të futet ushtria? Ushtria me armë, nuk futet dot. Po të ketë kërbaçin në dorë futet sa t’i fshikullojnë mirë dhe nuk i vret. Ndërmarrja e Gomës në Durrës, nuk bën dot kamxhikë gome?

Shoku Hekuran Isai: Atje i bëjmë ne, po të ketë t’i bëjë dhe ushtria. Të gjitha forcat tona, janë pajisur me këto.

Shoku Ramiz Alia: Duhet të kenë dhe të tjerët.

Shoku Hekuran Isai: Po nuk u ka shkuar mendja.

Shoku Ramiz Alia: E di që nuk u ka shkuar mendja, po tani duhet t’u shkojë.

Shoku Hekuran Isai: Prodhojnë ata gjithnjë.

Shoku Ramiz Alia: Çështja është që nga Elbasani, do të fillojë në Durrës. Në Durrës, do të vejë Kavaja. Dhe nuk është çudi që të futen dhe në ‘Bllok’ atje. Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme dhe e Ushtrisë, punojnë tani?

Shoku Hekuran Isai: Nuk e di. Mirë ditën, po është puna në darkë, për në Elbasan.

Shoku Ramiz Alia: Jo, nuk duhen lënë deri në darkë ata.

Shoku Hekuran Isai: Si tha Sula (Sulejman Pepa, sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit Elbasan), janë grumbulluar shumë?

Shoku Xhelil Gjoni: Ka dhe sehirxhinj – tha. Po ç’kemi me sehirxhinjtë, mblidhni administratat të gjitha, i thashë.

Shoku Ramiz Alia: Kanë altoparlante këta, që të flasin?

Shoku Xhelil Gjoni: Kanë, me ato po dalin. Kanë dhe brigadë sulmuese atje.

Shoku Hekuran Isai: Policia po u flet.

Shoku Ramiz Alia: Këtyre sehirxhinjve them. Kanë dhe brigada?

Shoku Xhelil Gjoni: Po, kanë dhe i kanë mobilizuar nga tre batalione. Dhe forcat ekstremiste kanë organizim, kanë shtab qendror.

Shoku Ramiz Alia: Unë ta thashë edhe dje, që në këto ngjarje është komplet dora e jugosllavit. Ky është një plan shumë i organizuar. Ja, prej andej prite në Durrës, prite në Laç. Gjithçka do të bëhet rreth Tiranës. Pas këtyre, prite në Vlorë. S’ka, është rregull. Këtë presion ne do ta pësojmë, është i paevitueshëm, prandaj, siç u thashë dhe dje, mobilizim i forcave që nga Skrapari e këtej, duhen ngritur.

Shoku Hekuran Isai: Janë ngritur, po sa të vijnë batalionet për këtë punë. Mbrëmë ngritëm dhe batalionet e Gardës.

Shoku Ramiz Alia: Po duhet të veprojnë me shpejtësi dhe të vendosen në pika që të jetë të gatshëm. Po ata nuk do të hyjnë, me duar bosh.

Shoku Hekuran Isai: Jo, ata do të hyjnë me kokore, me mbrojtëse me shkopinj. Kam marrë 9 mijë komplete.

Shoku Ramiz Alia: Mos i mbani në depo, duhen shpërndarë.

Shoku Hekuran Isai: Po ua japim forcave. Në Shkodër çuam. Unë po e shoh si është puna, çova 800 veta, ata bënë arrestime.

Shoku Ramiz Alia: Nuk kemi as mjete transportuese.

Shoku Hekuran Isai: Ajrore nuk kemi, helikopteri katër vetë merr, kurse ata të ushtrisë, marrin nga 10 veta. 25 helikopterë, nga 10 veta, 250 veta mund të marrin.

Shoku Ramiz Alia: Nejse, mund të shkojnë direkt, se është me rreziqe, mund të ndodhte ndonjë katastrofë.

Shoku Hekuran Isai: Me helikopter, për gjysëm ore shkon në Shkodër.

Shoku Ramiz Alia: Helikopterët i ke, po a janë gati?

Shoku Hekuran Isai: Po 10 veta në një helikopter, mund të venë.

Shoku Ramiz Alia: Po aeroplani vete?

Shoku Hekuran Isai: Nuk ka ku të zbresë.

Shoku Ramiz Alia: Mund të zbresë në fushën e Shtoit, po tani ka rënë shi dhe e ka të vështirë.

Shoku Hekuran Isai: Po dhe avioni nuk merr shumë.

Shoku Ramiz Alia: Mund të marrë 30 veta.

Shoku Hekuran Isai: Avioni qeveritar?

Shoku Ramiz Alia: Po pse, ata do t’i lemë në tako?

Shoku Hekuran Isai: Po ka kohë që nuk i kemi përdorur.

Shoku Ramiz Alia: Mirë, shko e ndiqe tani me Kiçon, (Kiço Mustaqi, ministri i Mbrojtjes Popullore), shikoni, shpejtoni proceset, se Elbasani po e po, por kini mendjen për në Durrës, Kavajë, Laç.

Shoku Hekuran Isai: Si duket këtë valë, do ta kalojnë të gjithë.

Shoku Ramiz Alia: Të tërë do ta kalojnë.

Shoku Hekuran Isai: Thonë; pse nuk lëvizni ju frikacakët?!

Shoku Ramiz Alia: Ne tani do të fillojmë të përdorim edhe forcën. Duhet dhënë lajmi përpara, që policia po vazhdon të mbajë gjakftohtësinë; pjesa e parë. Pastaj pjesa e dytë, ndërhyni me vendosmëri dhe mund të qëllojnë në mënyrë të organizuar. Edhe në Shkodër kanë qëlluar, nuk është e mundur të mos kenë qëlluar.

Shoku Hekuran Isai: Po të kishin qëlluar, do ta thosha.

Shoku Ramiz Alia: Po nuk është e mundur, ka qëlluar me kobure ai, se atje janë 14 veta të plagosur me armë.

Shoku Hekuran Isai: Shoku Ramiz, po të kishin qëlluar…?! Mund të ketë qëlluar ndonjë tek e tek, nuk marr përsipër të them, se kur ka pasur rrezik jete dhe mund t’ia ketë futur ai në këmbë apo ku e ka qëlluar.

Shoku Ramiz Alia: More kudo, i ka rënë. Dhe mirë e ka bërë, për mua, se në këto raste duhet.

Shoku Hekuran Isai: Po nuk kishte vdekje, ajo ka rëndësi.

Shoku Ramiz Alia: Unë ua thashë dhe atyre të gazetës dhe të rinisë.

Shoku Hekuran Isai: E kupton ti, po kush na kupton neve?!

Shoku Ramiz Alia: Po bomba lotonjëse keni?

Shoku Hekuran Isai: Jo, nuk kemi. Kam çuar në Kinë për të marrë, po nuk kanë ardhur.

Shoku Ramiz Alia: Ohu, sa të vijnë nga Kina. Kiçua më tha që janë prodhuar dhe këtu disa, po nuk i kanë bërë provat, se janë dëmtuese. Sigurisht që janë dëmtuese, se me helm bëhen.

Shoku Hekuran Isai: Eksperimente kanë bërë ata, po jo për t’i përdorur. Edhe transportueset e blinduara që futi Kiçua, nuk bënin.

Shoku Ramiz Alia: Transportues të blinduar, po nga jashtë është si tank me zinxhir, merr pesë-gjashtë veta brenda. Po ata hipnin mbi atë. Rinia hipte mbi tank dhe ne nuk i qëllonim.

Shoku Hekuran Isai: Sigurisht, se kur nuk qëllon ti, atë bën ai. Vetëm se tanket janë për t’i çarë turmat. Duhet që pas tankeve, të shkojnë njerëz komunistë dhe mbasi përçahen, grupe-grupe të vogla duhet të shpartallohen, se kështu nuk bëhet. Demokratët janë trembur. Me erdhi Liseni (sekretar i parë i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë) tani, e më tha që e kishte marrë në telefon Azemi (kryetar i komisionit nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike). I kishte thënë; duan të dalim në television, të themi që kjo është dora e serbit. Nuk i the, pyeta Lisenin, që ku e di ti që është serbi?

Shoku Hekuran Isai: Mbrëmë Imami, nuk foli keq në televizion.

Shoku Ramiz Alia: Jo, ai foli shumë mirë, po është prifti i Shkodrës që flet keq.

Shoku Xhelil Gjoni: Çfarë kishte thënë ai?

Shoku Ramiz Alia: Kishte folur për përpjekjet e kombit që nga regjenca fashiste. Nuk e krijoi Shqipërinë një njeri, kishte thënë, po janë përpjekjet që nga regjenca dhe e gjithë lufta e popullit. Mirë, ju thashë, mbajani si dokument.

Shoku Ramiz Alia: Nuk e di ç’kishte bërë hoxha.

Shoku Xhelil Gjoni: Këtë incizimin e fjalës suaj t’ua çojmë rretheve apo të vijnë këtu? Ne e kemi shumuar.

Shoku Ramiz Alia: E di, more Xhelil, po kam hallin se ka gjëra që duhen hequr.

Shoku Xhelil Gjoni: Ai është më i mirë nga mesazhi (Është fjala për mesazhin që shoku Ramiz Alia, i drejtoi popullit nëpërmjet televizionit).

Shoku Ramiz Alia: Po mirë, mesazhi ishte për t’u publikuar, kurse kjo biseda këtu në aparat, është në aparat të partisë.

Shoku Xhelil Gjoni: Po ka nevojë Partia.

Shoku Ramiz Alia: Ka nevojë Partia, por po na mësohen keq njerëzit.

Shoku Xhelil Gjoni: Jo, nuk është punë mësimi, këtu diferencohet Partia.

Shoku Ramiz Alia: Mirë. Dërgojani rretheve atëherë.

Me kaq takimi u mbyll.

/a.r

Next Post
“Tempulli” godet në Korçë, arrestohet 36-vjeçari, mbante armë e drogë në pikën e tij të skrapit

"Tempulli” godet në Korçë, arrestohet 36-vjeçari, mbante armë e drogë në pikën e tij të skrapit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Bardhi mbledh ‘Rithemelimin’ dhe aleatët: Të unifikojmë qëndrimin tonë kundër Edi Ramës

“PD me tre pretendentë për logon”, Bardhi sherr me Klosin: Ç’punë ke ti me problemet tona

December 7, 2023
Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

Buxheti i ri, Kadia: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në 2024

December 7, 2023
A do ta marrë e bija drejtimin e Rithemelimit? Berisha i prerë: Argita s’mund të kandidojë kundër babait

A do ta marrë e bija drejtimin e Rithemelimit? Berisha i prerë: Argita s’mund të kandidojë kundër babait

December 7, 2023
“Aty janë mamuthët!”/ Artan Hoxha: Lojrat e fatit i kontrollojnë ata që “rrëzuan” Martinajn

“Aty janë mamuthët!”/ Artan Hoxha: Lojrat e fatit i kontrollojnë ata që “rrëzuan” Martinajn

December 7, 2023
Po mendoni të emigroni? Në këto 5 qytete mund të pasuroheni! S’është SHBA dhe as Angli

Po mendoni të emigroni? Në këto 5 qytete mund të pasuroheni! S’është SHBA dhe as Angli

December 7, 2023
Debati për TIMS / Klosi: Si e vërtetoni ndërhyrjen ju?; Bardhi e pranon: S’kemi dokumente, por…

Debati për TIMS / Klosi: Si e vërtetoni ndërhyrjen ju?; Bardhi e pranon: S’kemi dokumente, por…

December 7, 2023
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Deputeti trim i Lushnjes: Aksioni duhet agravuar më tej! Të dalim në rrugë dhe…

December 7, 2023
Vonesa e Berishës ishte një mesazh? Bardhi tregon si qendron e vërteta për tryezën: Ftova dhe Bashën…!

“Kemi kërkuar 8 komisione hetimore”, Bardhi vendos kushte për qetësimin e opozitës: Hetimi i Berishës nuk…

December 7, 2023
“Shpëtimo, s’bëhesh dot ministër se nuk do Greqia”, Idrizi tregon bisedën me pushtetarin e njohur

“Shpëtimo, s’bëhesh dot ministër se nuk do Greqia”, Idrizi tregon bisedën me pushtetarin e njohur

December 7, 2023
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

December 7, 2023
“Nuk jam derivat i askujt”, Idrizi tregon pozicionin politik dhe kritikon Berishën: Ajo që shoh sot në Parlament, një traumë

“Nuk jam derivat i askujt”, Idrizi tregon pozicionin politik dhe kritikon Berishën: Ajo që shoh sot në Parlament, një traumë

December 7, 2023
Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja: Në Suedi jetonin në bodrum, por Naimi bleu vilë në Prishtinë

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja: Në Suedi jetonin në bodrum, por Naimi bleu vilë në Prishtinë

December 7, 2023
Rrjedhje gazi në Thumanë- Policia shoqëron pronarin e pikës së tregtimit të gazit

Rrjedhje gazi në Thumanë- Policia shoqëron pronarin e pikës së tregtimit të gazit

December 7, 2023
“Krizën e brendshme e krijuan vetë”, Idrizi: Opozitës i duhet një ekip që të ngjallë shpresë

“Krizën e brendshme e krijuan vetë”, Idrizi: Opozitës i duhet një ekip që të ngjallë shpresë

December 7, 2023
Karburantet, reagon PD: Qeveria të ndalojë rritjen abuzive të çmimeve!

“Kurrë mos ardhshin deputetë të tillë”, Zëdhënësja e Bashës: Reforma t’i japë fund listës së kryetarëve

December 7, 2023
Kreu i bankës më të madhe në SHBA kërkon heqjen e kriptovalutave: Shërbejnë vetëm për paratë e paligjshme

Kreu i bankës më të madhe në SHBA kërkon heqjen e kriptovalutave: Shërbejnë vetëm për paratë e paligjshme

December 7, 2023
“Ku është vjeshta e zjarrtë e protestave?”, flet Tabaku: Unë për vete po bëj opozitë. E keni parë besoj apo jo?

“Rithemelimi” kaos në seancën për buxhetin, Tabaku kundër: PD e fortë me argumente, jo me zërin e lartë

December 7, 2023
U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ja kush është viktima, Elton Javori

U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ja kush është viktima, Elton Javori

December 7, 2023
4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Të afta t’i dalin zot vetes më mirë se shumë burra me pantallona e borsalino

4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Të afta t’i dalin zot vetes më mirë se shumë burra me pantallona e borsalino

December 7, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

SPAK po prodhon politikë, por nuk mund të prodhojë opozitë

December 7, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com