• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tempulli” godet në Korçë, arrestohet 36-vjeçari, mbante armë e drogë në pikën e tij të skrapit

by A R
01/11/2023 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Korçës njofton se ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak në pikën e grumbullimit të skrapit që kishte në përdorim.

Në pranga ka rënë shtetasi R.K., banues në Korçë. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis.

“Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.

Posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, në pikën e grumbullimit të skrapit që kishte në përdorim të tij, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen mbi 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës dhe posedonte sende të kundërligjshme, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 36 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

/a.r

Next Post
Dhuna në futboll/ FSHF nuk kursen, gjoba për Tiranën dhe Lushnjen, një lojtar përjashtohet përgjithmonë

Dhuna në futboll/ FSHF nuk kursen, gjoba për Tiranën dhe Lushnjen, një lojtar përjashtohet përgjithmonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com